Enciklopedike

Zbulohet sekreti i jetës së përjetshme?

Screen Shot 2015-02-08 at 19.37.35

Zgjidhja për arritjen e jetës së përjetshme ndoshta fshihet në procedurën e zgjatjes së kromozomeve. Kjo procedurë do t’iu mundësonte shkencëtarëve të zgjasin telomerët në “kapelat” në fund të kromozomeve që shkurtohen me kalimin e viteve, sipas Independent.
Telomerët mbrojnë kromozomet nga dëmtimi derisa qelitë ndahen dhe rriten. Megjithatë, ato me kohë zvogëlohen dhe humbin rolin e tyre mbrojtës. Kur të ndodhë kjo, mendohet se fillon procesi i plakjes.
Procedura e re u mundëson shkencëtarëve të zgjasin telomerët dhe kështu të ngadalësojnë orën biologjike që njerëzit do t’i bëjë më të rinj. Qelitë e ekzaminuara janë treguar më të reja dhe më të shpejta. “Kjo qasje është mënyrë e re e parandalimit ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe plakjes. Ekzistojnë edhe shumë sëmundje paralizuese gjenetike të lidhura me shkurtimin e telomerëve që mund të kenë dobi nga ky trajtim potencial”, ka deklaruar njëri nga hulumtuesit.
Procesin e ka zbuluar Helen Blau nga Universiteti Stenfordit, e cila të gjitha të dhënat në këtë zbulim i ka publikuar bashkë me John Ramunasin dhe Eduard Jakubovin. “Kemi zbuluar mënyrën se të zgjasim telomerët për madje 1.000 nukleotidë. Kjo mundëson kthimin e orës biologjike prapa dhe zgjatjen e jetës”, ka deklaruar Helen.

Leave a Reply

Back to top button