Zodiak

Zbuloni si do shkojë kjo e premte për ju. Horoskopi, 16 nëntor 2018

Dashi

Sot do jeni në humor shumë të mirë dhe do ndani konceptet që keni më të gjithë. Urani do ua shtojë dëshirën për të pasur një jetë në çift më të lirë dhe jashtë rutinës së përditshme. Jupiteri nga ana tjetër do iu japë ide edhe për ndonjë surprizë. Për sa iu përket ju beqarëve, këta dy planetë do iu mundësojnë një takim spektakolar dhe premtues për një të ardhme të ndritur. Në punë Mërkuri do ju bëjë të jeni në lartësinë e duhur  dhe ju bëjë edhe më të hapur ndaj gjërave të reja. Mund të provoni veten në një projekt të ri që kërkon mjaft angazhim. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shumë kujdes dhe të tregoheni vigjilentë. Mos u hidhni me kokë në detin e shpenzimeve.

Demi

Mundohuni të ruani sa më shumë gjakftohtësinë gjatë kësaj ditë dhe të mos bini pre e provokimeve të të tjerëve. Falë Neptunit, jeta juaj në çift do jetë e pështjelluar. Mund të kaloni goxha vështirësi dhe mund të endeni në një ambient gënjeshtrash dhe dinakërie. Nëse jeni beqarë do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë nuk do doni t’iu besoni premtimeve të të tjerëve. Sipas Dritare.net, në punë do shkëlqeni edhe më shumë nga mund ta kishit menduar. Do trajtoni edhe një çështje që paksa delikate. Në planin financiar nuk do ketë asnjë përmirësim të të ardhurave. Mos ëndërroni dhe mos iu besoni as lojërave të fatit. Bëni nga pak kursim.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund të keni edhe reagime të menjëhershme për disa çështje që mund t’iu futin në telashe. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm. Bashkëpunimi dhe përkujdesja reciproke do mbizotërojnë në jetën tuaj në çift dhe të gjitha këto falë Venusit. Nëse keni kaluar një periudhe paksa delikate me partnerin ka ardhur momenti të rivendosni klimën e ngrohtë. Urani do ua influencojë jetën ju beqarëve. Do keni takime, por duhet të shihni me kujdes nëse personat iu përshtaten plotësisht. Në punë do përballeni me disa situata të sikletshme, por do i përmbushni të gjitha detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar duhet të gjeni ekuilibrin. Edhe pse do iu duket e vështire ju mund t’ia dilni.

Gaforrja

Nëse i ndryshoni prioritetet sot mund të futeni edhe në probleme. Dëgjojini më shumë këshillat që do iu japin të afërmit. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të keni momente tensioni. Plutoni do e bëjë partnerin tuaj nervoz dhe agresiv. Duke qenë se ju nuk do i toleroni dot këto, toni i zërit do të ngrihet dhe situata do acarohet më tepër. Ju beqarët do jeni më të motivuar se kurrë për të kërkuar dashurinë dhe do ia arrini shpejt qëllimit. Në punë formimi juaj do ju ndihmojë të arrini atje ku e keni programuar gjithë këto kohë. Do e gjeni gjuhën e përbashkët edhe me disa kolegë që jeni konfliktuar. Edhe sot, Neptuni do iu sjellë fat me financat megjithatë tregohuni të matur dhe bëhuni optimistë për të ardhmen.

Luani

Sot nuk do rrëzoheni para asgjëje dhe do luftoni fort derisa të arrini atë që dëshironi. Marsi, do të rizgjojë edhe me indiferentët ndërmjet jush. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes nga tradhtitë që mund ta tronditin marrëdhënien tuaj. Për ju beqarët ambienti do jetë mjaft i përshtatshëm për dashuritë me shikim të parë. Do keni mundësi të shumta dhe duhet të përfitoni sa më shumë. Në punë do jeni edhe më këmbëngulës dhe do jeni gati të pranoni edhe detyra të reja. ka ardhur koha të mendoni më shumë për jetën profesionale. Neglizhenca në menaxhimin e financave rrezikon t’iu kushtoje shtrenjtë. Kufizojini pak shpenzimet sa pa qenë ende vonë.

Virgjëresha

Sot do ju duket sikur do jetoni në një atmosferë mbytëse dhe nuk do arrini dot ato që keni dashur. Pasiviteti do ju shoqërojë kurdoherë. Nëse jeni në një lidhje më mirë qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit sepse kjo do iu lejojë të reflektoni më mirë për gjithçka keni kaluar. Vetëm pas kësaj periudhë do e shihni nëse dashuria do të triumfojë apo jo. Ju beqarët do të arrini të takoni persona në dukje mbresëlënës. Gjithsesi edhe pse mund të jetë personi ideal do iu duhet të prisni dhe ta njihni më mirë para se të hidhni hapat përfundimtare. Në punë do keni imagjinatë, por nuk do ju krijohen të gjitha kushtet për të arritur atje ku doni. Në planin financiar do ndikoheni edhe pozitivisht edhe negativisht nga planetët dhe në përgjithësi do mbizotërojë ekuilibri.

Peshorja

Sot duhet të mësoni të mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni dhe keni për ta parë se gjithçka do ju ecë si duhet. Influenca e Saturnit do jetë pozitive për ju të dashuruarit. Bashkëpunimi do kthehet në një synim për ju. Nëse nga ana tjetër nuk ndiheni mirë me lidhjen tuaj mund të merrni vendimin për t’u ndarë. Pavarësisht dhimbjes është më e mira. Ju beqarët do jeni më tërheqës dhe sharmantë. Sot do preferoni aventurat që në fakt nuk do mungojnë. Në punë do jepni mendimin tuaj për shumë gjëra dhe do vlerësoheni nga shefat. Sipas Dritare.net, as me kolegët nuk do keni mosmarrëveshje. Me financat duhet të merreni më shumë. Planetët do iu ndihmojnë, por nëse ju bëni kujdes me shpenzimet situata do jete edhe më e mirë.

Akrepi

Bëni atë që ndieni gjatë kësaj dite sepse koha nuk kthehet pas dhe ajo ikën me shumë shpejtësi. Edhe nëse jeni në çift edhe nëse jeni beqarë mendjen do e keni tek çështjet e dashurisë. Fatmirësisht falë mbështetjes së Jupiterit mundësitë për të arritur lumturinë do jenë të shumta. Nëse jeni ende beqarë, mund t’iu shfaqet para dikush me të cilin do bini në dashuri. Në punë të gjithë kolegët do kërkojnë mbështetjen tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më mirë. Planet tuaja do realizohen fije për pe. Me financat nuk do tregoheni aspak vigjilentë dhe mund të bëni edhe çmenduri. Para se të shpenzoni kontrolloni njëherë buxhetin.

Shigjetari

Do jeni më të hapur e më tolerantë sot kështu që në përgjithësi gjërat do ju ecin qetësisht e pa probleme. Për ju të dashuruarit nuk pritet të ndodhë asgjë e rëndësishme. Nëse keni ëndërruar pasionin e madh duhet të kënaqeni edhe me pak. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim dhe do e çmoni shumë që në fillim personin që do keni afër.  Në punë do jeni profesionistë dhe të gatshëm të ndiqni çdo lloj rruge për të arritur atje ku keni dashur. Kreativiteti do ju ndihmojë të keni edhe më shumë arritje. Vështirësi financiare nuk do keni në, por as rritje nuk priten. Mendohuni mire nëse do iu duhet të bëni ndonjë shpenzim.

Bricjapi

Mësoni ta frenoni veten në disa momente dhe keni për ta parë se gjërat do ju eci më mirë. Edhe durimi do jetë i nevojshëm. Nëse keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit, imagjinata juaj do jetë mjaft e zhvilluar dhe do përjetoni momente të bukura me partnerin. Asnjë problem nuk do iu dalë para sepse të dy ecni me të njëjtin ritëm dhe në të njëjtin drejtim. Nëse jeni beqarë nuk do krijoni dot një lidhje të qëndrueshme, por mundësitë për aventura nuk do mungojnë. Në punë mund të keni disa vonesa çka mund t’u detyrojë të rishikoni mënyrën e të vepruarit. Besoni edhe tek këshillat e disa miqve të vjetër. Ditë e kënaqshme për financat. Ka ardhur koha të tregoni sesa të zotet jeni për t’i menaxhuar edhe më mirë .

Ujori

Sot do jeni shumë të kujdesshëm dhe do reagoni në momentin e duhur. Asnjë e papritur nuk do ju ndodhë dhe dita nuk do jetë pafundësisht e trazuar. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar. Duhet thëne se Saturni, i cili nuk lejon as dialogun dhe as tolerancën, do ndikojë mjaft tek ju. Bëni çmos që të ulni tensionin. Ju beqarët do keni një ditë më të qetë dhe nëse doni të takoni shpirtin binjak duhet të prisni edhe pak. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe të pandalshëm. Keni për t’i arritur objektivat edhe më shpejt nga sa kishit menduar. Kujdesuni pak më tepër për financat që të mos keni surpriza të këqija. Në fakt do keni tendencë të shpenzoni goxha.

Peshqit

Duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sot sepse përndryshe gjërat mund të marrin tatëpjetën. Vendosni edhe më shumë rregull. Në jetën tuaj në çift nuk do jetë e lehtë që gjërat të shkojnë mirë midis jush dhe partnerit tuaj. Do keni disa vështirësi për t’ia shpjeguar dëshirat që keni dhe do lindin keqkuptime. Gjithsesi nga mbrëmja situata edhe mund të rregullohet. Ju beqarët papritur do krijoni një lidhje. Bëni vetëm kujdes të ruani gjithmonë një hije dyshimi që të mos lëndoheni një ditë. Në punë do filloni të mbani përgjegjësi për veprimet dhe do orientoheni atje ku duhet. Shkëputja nga disa kolegë do ju bëjë mirë. Falë mbështetjes së Diellit do ruani një ekuilibër të fortë financiar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button