Mite e Legjenda

Zbut oqeanin dhe shpëto mbretërinë: Fati i keq i Andromedës, që e pësoi prej të ëmës

Mbretëresha Kasiopea ishte e njohur si gruaja e bukur e Mbretut Cefeus. Një ditë, ajo u mburr se bija e saj, Andromeda ishte shumë më e bukur se pesëdhjetë Nereidat, nimfat e detit, bija të Nereut dhe Dorisit. Kjo gjë zemëroi Poseidonin, i cili ishte i martuar me Amfritin, më e madhja e Nereidave. Poseidoni urdhëroi përbindëshin e detit, Cetusin, që të shkatërronte qytetin ku Andromeda jetonte me mbretin dhe mbretëreshën. Detyra e Cetusit ishte të bënte kërdinë dhe të mos ndalej deri kur qyteti të ishte rrafshuar. E vetmja mënyrë për të ndalur Cetusin, ishte të flijoje Andromedën për të. Mbreti Cefeus iu bind Poseidonit, dhe e lidhi të bijën me zinxhirë pas një shkëmbi, për të shpëtuar vendin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button