Analiza

Zëdhënësi i Reaganit “u vra”. Rihapet çështja

reagan zedhenesiVdekja e James Bradyt, ish zëdhënës i presidentit amerikan, Ronald Reagan të hënën në 4 gusht, mendohet të ketë patur si shkak plumbin që e goditi atë në vitin 1981, në atentatin që u zhvillua kundër Reaganit. Nuk duket se ka dyshime mjeku ligjor që kreu autopsinë, sipas të cilit bëhet fjalë për një vrasje. Rezultatet e ekzaminimit vënë kështu në rrezik John Hinckleyn, autor i atentatit, i cili jeton në një spital psikiatrik: mundet që tani të përballet me një dënim për vrasje, 33 vite pas atentatit. “Nuk është habi për askënd, duke qenë se shëndeti i tij e ka vuajtur dhe i ka paguar pasojat për vite të tërë”, pohon një zëdhënës i bashkëshortes së Bradyt, duke nënvizuar se cështja mbetet në duart e autoriteteve që do të vendosin se si do të veprojnë. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, Brady ka zhvilluar për vite të tërë një fushatë agresive kundër shitjes së pa kontrolluar të armëve , gjë që u përkthye në ligjin historik të vitit 1993.

Leave a Reply

Back to top button