Analiza

Zgjedhjet lokale spanjolle: një peisazh i ri politik?

Screen Shot 2015-05-29 at 23.46.05

Nga Jean-Jacques Kourliandsky

Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Si arriti me sukses partia “Podemos”, të imponohet në pejsazhin politik spanjoll brenda një viti? Cila ishte strategjia e partisë për të pushtuar zgjedhësit?

Së pari, duhet saktësuar se Spanja nuk është Greqia. Podemos nuk fitoi shumicën në Spanjë, dhe partia nuk figuron në statistikat e rezultateve elektorale të botuara nga ministria e Brendshme spanjolle, meqenëse të dy kandidatet, njëra në vend të parë në Barcelonë dhe tjetra në vend të dytë në Madrid, janë kandidate që përfaqësojnë lëvizje alternative. Në fakt në shumicën e qyteteve spanjolle, Podemos nuk ishte në gjendje të paraqiste kandidatë në zgjedhjet lokale, por ajo mbështeti formula të dala nga shoqëria civile. Këto janë mjaft të ndryshëm në përbërjen e tyre në Barcelonë dhe në Madrid. Në një mënyrë të përgjithshme, për zgjedhjet rajonale, Podemos arriti në vend të tretë. Partia Popullore (PP), aktualisht në qeveri në vend të parë dhe socialistët (PSOE) në vend të dytë. Rezultati i Podemos në zgjedhjet rajonale është pra i vetmi që mund të merret realisht në konsideratë, sepse partia u paraqit me siglën e saj. Ky rezultat tregon në të vërtetë se Podemos është në rrugën e konsolidimit, ndërkohë që partia nuk ka më tepër se një vit e gjysmë ekzistencë. Përfundimisht, fakti interesant i këtyre zgjedhjeve lokale është se zgjedhësit spanjollë kanë votuar që pranë partive të mëdha të ekzistojnë forca të reja, që të japin mesazhin e një pakënaqësie përballë gjendjes ekonomike dhe sidomos sociale të vendit. Për shembull ata privilegjuan në Barcelonë zgjedhjen e një gruaje të re, Ada Colau, e cila është bërë e njohur duke drejtuar një shoqatë për mbrojtjen e personave të dëbuar nga banesat e tyre. Pa qenë në parti, fama e saj vjen nga aksioni militant gjatë krizës së banesave në Spanjë gjatë vitit 2008. Rreth këtyre çështjeve, ajo ndërtoi listën e saj elektorale me të cilën u bashkuan Podemos. Por ky është vetëm një element ndërmjet të tjerave. Për momentin, është e vështirë të spekulohet mbi të ardhmen dhe të dihet se çfarë do të ndodhë në fund të vitit me zgjedhjet e përgjithshme.

Podemos është një parti anti-liberale, e dalë nga lëvizja e të “Indinjuarve” në vitin 2011, si rezultat i krizës botërore të vitit 2008. Sipas jush, kjo parti politike, a do të regjistrohet në mënyrë të qëndrueshme në politikën spanjolle?

Të indinjuarit në origjinë ishin një lëvizje spontane mjaft e ndryshme. Kjo lëvizje lindi Podemosin, por gjithashtu Cuidadanos (“qytetarët”), e cila është një parti e qendrës liberale, si dhe e një numri të madh shoqatash si ajo për shembull e Ada Colau. Mesazhi i transmetuar nga zgjedhësit spanjollë është dhënia e një hapësire që nuk ekzistonte më parë figurave të reja politike, dhe ndofta partive të reja, si Podemos dhe Ciudadanos. Ky mesazh iu dha njëkohësisht Partisë Popullore (PP), e cila humbi 2 400 000 vota në raport me zgjedhjet e vitit 2011, dhe Partisë socialiste spanjolle (PSOE), e cila humbi më shumë se 670 000 vota. Duke ndodhur kjo nuk duhet varrosen këto dy parti të mëdha shumë shpejt, kur ato megjithatë grumbulluan 52% të votave të votuesve. Mësimi kryesor dhe paradoksi i këtyre zgjedhjeve është se u fragmentua përfaqësimi politik, fakt krejtësisht i ri në Spanjë.

Kjo detyron si njërin dhe tjetrin të hedhin ujë në verën e tyre dhe të dialogojnë.

Në të vërtetë deri në këto zgjedhje të fundit, bipartitizmi ishte rregull me një fitore në zgjedhjet ose të Partisë popullore ose të Partisë socialiste. Tashmë gjendemi përballë një situate, ku njëri dhe tjetri do të jenë të detyruar të negociojnë për të krijuar shumicën e qeverisë, që nuk do të jetë diçka e lehtë.

Gjatë kësaj fushate elektorale, për shembull socialistët, janë më mirë të vendosur për të përfituar nga ndryshimi i dëshiruar nga zgjedhësit dhe që janë në pozicion për të mundur të drejtojnë gjashtë rajone, nga trembëdhjetë.

Përkundrazi, Podemos, që është në pozitë pushteti me rezultatet e mira në Barcelonë dhe në Madrid me listat që mbështeste, i cilësoi socialistët parti e “kastës”. Megjithatë, me gjithë epitetet e vëna gjatë fushatës elektorale, “kasta” dhe “populistët” do të jenë të detyruar të ulen rreth të njëjtës tavolinë, për t’u përpjekur të gjejnë fusha marrëveshje.

Në çfarë situate ekonomike është Spanja sot? A ka dalë vendi nga kriza?

Çdo gjë varet që të merren vesh për daljen nga kriza. Është e vërtetë se indikatorët makroekonomikë janë ribërë pozitivë; tregu i banesave dhe punët publike po rimëkëmben. Por ndryshimi në jetën e përditshme të një spanjolli të mesëm do të presë ndofta ende për një kohë të gjatë, për faktin që përqindja e papunësisë është bllokuar në 24% dhe se konkurueshmëria e re, e cila i ka lejuar Spanjës të rigjejë një ekuilibër, është bërë në kurriz të sociales. Sot Spanja shet në fakt më shumë jashtë saj. Si në vendet e tjera evropiane kjo lidhet me zhvleftësimin e euros në raport me dollarin, me rënien çmimit të naftës, por gjithashtu me presionin e ushtruar mbi pagat dhe në mbulimin social nga qeveritë e ndryshme, që kanë ardhur në pushtet qysh prej vitit 2008, me fillimin e krizës. Për rrjedhojë, kuptimi i votës së spanjollëve është se me gjithë situatën ekonomike në përmirësim, jeta e tyre e përditshme është e vështirë. Ata përballen gjithmonë me të njëjtat vështirësi, sidomos për sa i përket të diplomuarve të rinj.

s.m./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button