Analiza

Zgjedhjet treguan që Turqia është moderne

Screen Shot 2015-06-09 at 09.32.58

Nga Bernard Guetta

Ne veçse mund të mirëpresim me entuziasëm, pjekurinë e këtij vendi. Të djelën, turqit u thirrën për të rinovuar parlamentin e tyre, në një verdikt që nuk ishte vetëm parlamentar, për shkak se presidenti Rexhep Taip Erdogan, i zgjedhur me votim popullor dhjetë muaj më parë, pasi ka qenë në 12 vitet e fundit, kryeministër i plotfuqishëm i vendit, tentoi ta kthejë këtë proces në një referendum,  për kalimin drejt një regjimi presidencial.

Për të arritur qëllimin e tij, partia e Erdogan duhet të merrte dy të tretat e vendeve në parlament, d.m.th shumicën e neojshme për të kërkuar ndryshimin e kushtetutës përmes një referendumi popullor. Nga ana tjetër, votuesit turq i dhanë vetëm 41 për qind të votave, çka nuk është e mjaftueshme që AKP-ja të mund të vazhdojë të qeverisë e vetme.

Pra Turqia i tha jo, dhe i shkaktoi Erdoganit humbjen e tij të parë në 13 vitet e fundit, qëkurse ai erdhi në pushtet, pasi nuk dëshironin të rrisnin pushtetin e një njeriu, prirja autoritare dhe megalomane e të cilit, ishte bërë realisht shqetësuese.

Turqit vendosën të votojnë në mbrojtje të demokracisë, por kjo nuk është e gjitha. Në mënyrë që presidenti Erdogan të lihej në pakicë, ishte e domosdoshme që partia kurde HDP, të tejkalonte pragun minimal prej 10 përqind. Partia është e lidhur historikisht me Partinë Komuniste Kurde, organizata politike-ushtarake, që ka mbështetur prej kohësh çështjen e një shteti të pavarur kurd, edhe përmes atentateve si shpërthimet dhe vrasjet.

Megjithatë, HDP nën drejtimin e liderit të ri Selahatin Demirtash, ishte në gjendje ta ripoziciononte veten, si një parti e së majtës së re ekologjike, feministe dhe të hapur ndaj çështjes së homoseksualëve, duke e vendosur kësisoj veten si përfaqësuese të atyre klasave të mesme urbane, të cila spikatën në skenën politike, gjatë protestave të mëdha dy vjet më parë në sheshin Taksim të Stambollit.

Duke u bërë partia e të gjitha pakicave (dhe jo vetëm asaj kurde), HDP arriti të fitojë afro 13 përqind të votave, duke marrë 80 deputetë dhe rihapur letrat për një reformë rrënjësore dhe jo të dhunshme, duke ndryshuar si vendin ashtu edhe përfaqësimin e kurdëve.

E gjitha kjo nuk i garanton megjithatë parajsën turqve, nuk ushqen rritjen ekonomike, e cila ka ngadalësuar më rritme të frikshme vitet e fundit, pas një dekade të plotë bumi, dhe mbi të gjitha nuk prodhon një shumicë politike në një vend që po hyn tashmë në një periudhë pasigurie, që me siguri do të përdoret nga Erdogan, për të rifituar sërish pozitat e tij të lëkundura.

E ardhmja e Turqisë, nuk do të jetë e gjitha një fushë me lule. Megjithatë, pasi ka zgjedhur laicitetin dhe votën ndaj grave (në mes të luftërave) dhe pasi prodhoi të parën parti islamike, të konvertuar në demokraci (pesëmbëdhjetë vjet më parë), Turqia konfirmoi se Islami është plotësisht në përputhje me kutitë e votimit dhe me demokracinë.

a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button