Shkence

Zgjerimi i Universit: Si e përllogarisin shkencëtarët?

Në vitin 1929, astronomi amerikan, Edvin Hubble njoftoi një zbulim vërtet të çuditshëm: universi po zgjerohej. Duke vëzhguar dritën nga galaksitë e largëta, Hubble zbuloi se gjatësia e valëve të tyre ishte shtrirë (e njohur si zhvendosja e kuqe, teksa drita zhvendoset drejt fundit të spektrit të dritës) dhe sa më larg që ishin galaktikat, aq më shumë drita zhvendosej nga e kuqja. Ky vëzhgim kishte kuptim vetëm nëse universi ishte duke u zgjeruar.

Shkalla e ndryshimit të zhvendosjes së kuqe të një galaktike tregon shpejtësinë me të cilën ajo lëviz. Hubble zbuloi se distanca dhe shpejtësia e një galaksie, dhe për këtë arsye shkalla e zgjerimit të universit, ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me një vlerë konstante, e cila njihet si konstantja Hubble.

Në vitin 1929, vlera e konstantes ishte 500 kilometra në sekondë për megaparsek (një megaparsek është afërsisht 3.26 milionë vite dritë), por kjo shifër bazohej në të dhëna të kufizuara. Astronomët më vonë zbuluan se Hubble ishte i pasaktë me përafërsisht një faktor prej një dhjetësheje; Por me kalimin e viteve – me të dhëna dhe teknika të përmirësuara – ata kanë qenë në gjendje të përmirësojnë vlerën e konstantes së Hubble-it.

Në vitin 2016, shkencëtarët ishin në gjendje të jepnin vlerësimin më të saktë: 73.2 kilometra në sekondë për megaparsek. Këto të dhëna më të sakta çuan në zbulimin se Universi në fakt është duke u zgjeruar 5-9 % më shpejt, se sa mendohej më parë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button