Psikologji

Zgjidh lumturinë mbi paranë!

Zgjedhja e personit të jetës është e lidhur me shumë ndikime në jetë që nga vetë shëndeti ynë mendor, mirëqenia e fëmijëve e deri tek pasuria e familjes sonë.

Deri tani ne dimë vetëm se njerëzit i zgjedhin partnerët duke u bazuar në aspektin emocional. Dashuria është shkaku i kësaj zgjedhjeje, por a është kjo mënyra e duhur për të zgjedhur?

Numri i lartë i divorceve pohon të kundërtën, pra se pak a shumë njerëzit nxitohen në vendimet që marrin lidhur me këtë aspekt të jetës. Shumë nga ne duan intensitet, emocione të forta që të na bëjnë të ndihemi gjallë, energjikë. Neve na mërzit ideja e monotonisë në dashuri, ideja se një ditë gjithçka do të jetë thjesht një rutinë, me të cilën duhet të mësohemi. Na duket sikur kjo është një pjesë e ftohtë që i vret emocionet.

Nga ana tjetër, ne besojmë se dashurinë nuk mund ta kontrollojmë dot, se duhet thjesht të përulemi përpara forcës së saj dhe në këtë mënyrë ne ia lëmë në dorë fatit një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë. Po sikur ne ta mendonim dashurinë si më racionale, pra edhe me pjesën e saj të monotonisë dhe të përpiqeshim ta bënim të zgjaste sa më shumë? Po sikur të mos mendonim se gjithçka e ka në dorë fati dhe të përpiqeshim për të qenë të lumtur sa më gjatë në çift? Ndoshta këtë e kanë bërë edhe brezat e mëparshëm për t’ia dalë mbanë, sepse ndonjëherë mendoj se nuk duhet kërkuar vetëm intensiteti në emocione, por edhe rutina, sepse edhe ajo i ka të mirat e saj.

Unë të sugjeroj të zgjedhësh lumturinë mbi paranë dhe respektin mbi gjithçka. Është shumë e vështirë të jetosh një jetë me dikë që të realizon çdo dëshirë me pasurinë që ka vënë, por që në mbrëmje do të ndjesh zbrazëtinë që ta pushton shpirtin tënd. Do të duket sikur nuk ke asnjë që të pret në shtëpi. Do të kesh shumë dhurata dhe pak ndjenja dhe do të vijë një moment, kur do të lodhesh me këtë situatë. Do të kërkosh ndjenjat dhe do të ofrohen paratë, sikur të ishe duke kërkuar ato, sepse ato ke kërkuar më parë. Neve na jepet ajo që kërkojmë, ndaj mos u anko. Ke kërkuar diçka dhe ajo po të jepet, por nëse nuk do të pendohesh, kërko për diçka tjetër akoma më të mirë. Kërko lumturinë, kërkoje me bindje, sepse do ta gjesh. Dhe kur ta gjesh, do ta kuptosh sa pak vlerë kanë paratë përpara saj…

Leave a Reply

Back to top button