Enciklopedike

Zgjidh një maskë dhe zbulo atë që fsheh më shumë brenda teje

Të gjithë i fshehim diçka botës. Shumë prej nesh mbajnë maska për të fshehur gjërat që nuk duam t’i shohë bota. Ndoshta druhemi se nuk do të na kuptojnë, apo do të na gjykojnë. Por të gjithë e bëjmë, për një arsye a një tjetër.

Dhe mendimet tona të fshehura vendosin edhe se cilët bëhemi si persona, apo cilat janë preferencat tona. Më poshtë zgjidh një maskë. Zbulo se çfarë po përpiqesh t’i fshehësh botës.

# 1

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh idetë e veta. Shkëndija në sytë tuaj, e reflektuar në maskë, është ideja juaj origjinale dhe keni frikë se dikush mund t’jua vjedhë ose ta përdorë atë në një mënyrë që nuk e keni kuptuar. Idetë tuaja nënkuptojnë maksimumin për ju,  si në aspektin profesional ashtu edhe personalisht, dhe nëse ka një gjë që dëshironi ta fshihni nga të gjithë, kjo është ideja juaj e re.

# 2

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person i cili fsheh ngrohtësinë e brendshme ndaj të tjerëve. Botës, ju i dukeni të fortë dhe të ftohtë, por natyra juaj e vërtetë që nuk e tregoni, është e ngrohtë dhe e mirë. Keni frikë se mirësia juaj mund të merret e mirëqenë, sepse shumë nuk e kanë kuptuar vlerën e saj dhe e kanë keqpërdorur atë.

# 3

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh mënyrën se si e shihni vërtetë një person. Ju keni një vëzhgues (syri i tretë në maskë) dhe e kuptoni saktësisht se si është personi tjetër. Por i mbani vëzhgimet tuaja për vete dhe nuk i zbuloni ato. Pra, nëse një person po ju gënjen, ju e dini, por vazhdoni të shkoni përpara, sepse nuk keni nevojë të shqetësoheni, nga ata që as nuk munden të jenë të sinqertë me ju.

# 4

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh epshin e tij të brendshëm. Epshi mund të jetë fizik ndaj një gjëje ose një qëllimi, por kurrë nuk do të zbuloni sa thellë jeni të obsesionuar me të. Frikësoheni se dëshirat tuaja mund të keqkuptohen dhe që të tjerët mund t’ju gjykojnë për këtë, kështu që i mbani të fshehura nga të tjerët dhe jetoni jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

# 5

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person i cili kurrë nuk do ta zbulojë dhimbjen e tij. Ju jeni tip që edhe nëse jeni të lënduar, vazhdoni buzëqeshni, edhe pse dhimbja ju ka pushtuar zemrën. Ju mendoni se mundimet tuaja janë vetëm tuajat dhe se askush nuk mund të kuptojë me të vërtetë atë që keni kaluar. Kështu, qëndroni fort dhe i buzëqeshni botës.

# 6

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person i cili fsheh atë që do nga të tjerët. Dashuria në zemrën tuaj është menduar për njerëz të veçantë dhe mënyra se si e shprehni atë është menduar vetëm për personin që doni. Prandaj, nuk do të zbuloni dashurinë që keni në zemrën tuaj për të gjithë, por vetëm për atë person për të cilin ajo është e destinuar.

# 7

Nëse keni zgjedhur këtë maskë, atëherë ju jeni person që fsheh zjarrin e brendshëm nga të gjithë të tjerët. Ëndrrat, shpresat dhe aspiratat tuaja janë vetëm tuajat dhe ju nuk ua zbuloni njerëzve nëse nuk i keni arritur ato. Zjarri që digjet brenda jush dhe dëshira juaj për të pasur sukses është diçka që e mbani vetëm për veten tuaj dhe kur keni bërë atë që keni dashur të bëni, ju do ia zbuloni botës.

# 8

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh mjaft mirë “kafshën” e tij të brendshme. Jeni të apasionuar, të ashpër, të papërpunuar dhe të egër, por jo të gjithë janë në gjendje pqëër të menaxhojnë anën tuaj të egër dhe jo të gjithë mund të vlerësojnë se sa shumë juve jeni në kontakt me veten tuaj të brendshme. Kështu që, ju i mbani mendimet tuaja për veten tuaj dhe fshiheni nga ata që nuk mund të kuptojnë se si jeni me të vërtetë.

# 9

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh tërbimin e tij të brendshëm nga bota. Ju me të vërtetë nuk keni kohë për gjëra të pakuptimta, por ju mund të rrethoheni nga njerëz të cilët janë thjesht idiotë. Dhe meqë nuk mund t’i atakoni ata për çdo budallallëk që thonë, e mbani acarimin tuaj për vete, qeshni dhe e fshihni zemërimin.

# 10

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që e fshihni se sa i çuditshëm jeni me të vërtetë. Ju jeni të ndryshëm dhe personaliteti juaj është i ndryshëm nga njerëzit rreth jush, por ju nuk ju pëlqen që njerëzit e tjerë ju shohin kështu, sepse keni frikë se ata mund t’ju gjykojnë për keq. Ju jeni unikë dhe origjinalë, por jo të gjithë mund të pranojnë njerëz të ndryshëm dhe kështu ju e mbani këtë brenda vetes tuaj.

# 11

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person që fsheh thjeshtësinë e tij të brendshme nga të tjerët. Ju jeni një person i thjeshtë që vlerëson gëzimet e vogla të jetës dhe janë gjërat e vogla që ju bëjnë të lumtur. Por ju nuk ndiheni rehat kur të tjerët ju gjykojnë për këtë. Kjo është arsyeja pse silleni ndryshe në publik dhe jeni krejtësisht ndryshe kur jeni me njerëzit tuaj.

# 12

Nëse kjo është maska që keni zgjedhur, atëherë ju jeni person i cili fsheh natyrën e tij të gjallë nga të gjithë të tjerët. Zakonisht ju jeni një person i lumtur dhe ju pëlqen të argëtoheni, luani dhe bëni shaka. Por ju vetëm e bëni këtë para disa njerëzve më të afërt për ju. Për të gjithë të tjerët, ju jeni një person i cili duhet të merret seriozisht dhe ju duhet të mbani maskën kur jeni jashtë, para botës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button