Enciklopedike

Zgjidh një prej Hënave dhe zbulo diçka speciale

Hëna ndikon mbi ne që nga dita kur lindim dhe prek emocionet tona. Gjithçka që ka të bëjë me Hënën, ndikon në fushën e ndjenjave tona. Hëna është gjithmonë në anën tonë. Eshtë e lidhur me pjesën e pandërgjegjshme të qenies dhe rregullon edhe ëndrrat.

Zgjidh një prej këtyre Hënave dhe zbulo çfarë ka për të thënë Hëna që zgjodhe.

Nëse keni zgjedhur Hënën nr. 1:

Efikasë dhe bashkëpunues

Ju e karakterizoni veten si një person energjik, optimist me shumë vetëbesim. Ju ndjeni sikur keni për të punuar vazhdimisht dhe kërkoni siguri. Siguria juaj është rezultat i punës dhe i një familje të qëndrueshme. Sfida juaj është toleranca ndaj vetes, sepse mund të bëhesh një gjykatës i pamëshirshëm dhe i ashpër.

Kushtojini vëmendje mënyrës se si ju trajtojnë kur bëni një gabim. Pranoni gabimet tuaja dhe punoni me përkushtim dhe dashuri për të mos përsëritur ato.

Nëse keni zgjedhur Hënën nr. 2

Kreativë dhe perceptues

Ju karakterizoheni si një person praktik, i sjellshëm, emocional që i do gjërat më të mira në jetë. Ju keni një tendencë për teprimin, si duke ndenjur deri në mëngjes duke parë një film, ashtu edhe duke dëgjuar muzikë.

Pak moderim në intensitetin me të cilin e jetoni jetën dhe pak organizim i kohës dhe energjisë tuaj do t’ju ndihmojë të forconi shkëlqimin e jetës suaj, punës tuaj dhe gjithçka që krijoni.

Nëse keni zgjedhur Hënën nr. 3:

Të fortë, plot jetë, energjikë

Ju jeni një person që dëshiron të ketë besim, forcë të karakterit dhe doni të jeni të rëndësishëm në botën tuaj. Mundoheni të ruani gjithmonë kushtet për të siguruar mirëqenien tuaj dhe atë të të dashurve tuaj. E konsideroni miqësinë si një aleancë të mbrojtjes së ndërsjellë, që ju bën besnikë dhe të frikësuar se mos tradhëtoheni.

Në këtë moment jeta juaj do të jetë shumë më e qetë, më e plotë, më e lumtur.

Nëse zgjodhët Hënën nr. 4:

Të ndjeshëm dhe të dhembshur

Ju keni një dëshirë të madhe për të qenë i mirë dhe i pranuar nga të tjerët, kështu që jeni bërë një lloj personi i cili zakonisht fokusohet në plotësimin e nevojave të të tjerëve, ndonjëherë pa pushim të mjaftueshëm, ose duke marrë nga koha e dëshirave dhe nevojave tuaja.

Nëse zgjodhët Hënën nr. 5:

Koherentë dhe të balancuar

Jeni një person i qëndrueshëm, i balancuar, i kujdesshëm, bujar që mbetet vazhdimisht në kërkim të ideve që do t’ju ndihmojnë të bëheni më të mirë.

Sfida juaj kryesore është që të mësoni të jeni tolerantë dhe të durueshëm me të tjerët, por sidomos me veten tuaj. Mos harroni se jeta dhe koha janë të përsosura dhe se shumë herë, planet tuaja janë më të mira se sa mendoni. Misioni juaj është që të jeni besnikë ndaj parimeve tuaja, të besoni, sepse për ata që besojnë, më e mira ende nuk ka ardhur.

Nëse keni zgjedhur Hënën nr. 6:

Të guximshëm dhe plot pasion

Jeni persona intensivë, të guximshëm dhe të pasionuar. Ju pëlqejnë gjërat e mira në jetë dhe gjithmonë mbroni idetë tuaja. Kështu që ju mund të bëheni shumë kërkues. Sfida juaj kryesore është të lidheni me ndjenjat tuaja.

Jini të ndershëm me veten dhe me të tjerët. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button