Psikologji

Zgjidh përherë dikë që është i aftë të të dojë…

Pavarësisht statusit civil, çdokush duhet të mësojë të jetojë ashtu siç dëshiron. Bëj atë që të pëlqen, ndiqi ëndrrat e tua, jeto jetën që ke ëndërruar përherë, ji vetvetja, mos prit për ndihmë nga askush.

Kur je i lumtur dhe e jeton jetën në maksimum, je më i vetëdijshëm dhe më i kujdesshëm në zgjedhjen e personit, me të cilin do të ndash gjërat që ke, që do të plotësojë lumturinë tënde. Ndërsa kur e kërkon lumturinë nga të tjerët, pa bërë maksimumin për ta bërë veten të lumtur, ka shumë mundësi që të përfundosh me dikë që të trajton në një mënyrë ndryshe nga mënyra që meriton të të trajtonin. Nëse e sheh dikë si personin e vetëm të aftë të të falë lumturi, do të kesh frikë nga humbja e tij. Por në fakt, ai person nuk është lumturi, është një iluzion.

Nëse themi se njeriu i vetëm tek i cili mund të besosh është vetvetja, nuk është diçka cinike. Është diçka inteligjente. Marrëdhëniet dhe martesat mund të jenë të mrekullueshme, kur nuk e vendos lumturinë tënde në duart e dikujt tjetër. Të qenurit të lumtur është detyrë e jotja dhe vetëm e jotja. Mos u lidh me dikë që e sheh si të vetmin për të të bërë të lumtur. Këtë gjë vetëm ti mund ta bësh për veten.

Do të vijë dita kur një person do të hyjë në jetën tënde dhe do të sjellë diçka speciale në jetën tënde. Prit për atë që nuk do të të trajtojë si një mundësi më shumë, por si të vetmen mundësi në jetën e tij/saj. Zgjidh atë person që është i aftë të të dojë dhe ta shprehë atë gjë. Lumturia nuk vjen vetëm nga veprat, por edhe nga fjalët. Lumturi do të thotë edhe të bërtasë e ta shprehë dikush se sa të do. Normale që veprat kanë më shumë vlerë se fjalët, por edhe fjalët e kanë rëndësinë e tyre. Shprehja e dashurisë e bën këdo të ndihet mirë, ndaj zgjidh atë person që është i aftë të të dojë, ta shpreh me vepra këtë gjë, por edhe me fjalë duke të bërë të ndihesh mirë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button