Horizonti.al

Zgjidhet misteri i makinave “fluturuese” në Kinë (Video)

makinatPas publikimit të një videoje në Kinë ku makinat ngriheshin në mënyrë misterioze, përgjigjet më të zakonshme ishin magji apo ndonjë lloj force e mbinatyrshme.

Kamerat e sigurisë tregojnë të paktën tri makina në një segment të autostradës në Xingtai, Hebei që ngrihen në ajër dhe më pas bien sërish në tokë sikur të ishin lodra. Me mijëra vetë e shpërndanë videon në rrjetet sociale dhe komentet lidhur me fenomenin ishin nga më të çuditshmet, por asnjë nuk ju afrua dot asaj që kishte ndodhur realisht. Në fakt, shkak i aksidentit të çuditshëm ishte bërë një kabllo e rënë në tokë nga makina larëse e rrugëve që mund të shihet në të djathtë të videos, i cili ishte tendosur duke krijuar një pengesë të vërtetë për tri automjetet që ngecën në të duke “fluturuar” në ajër.

https://www.youtube.com/watch?v=AknvcIT0Hbw

Leave a Reply

Back to top button