Analiza

Zgjidhjet globale për problemet e globalizimit

Ian Goldin

Drejtor i shkollës Martin të Oksfordit, Profesor i Globalizimit dhe Zhvillimit në Universitetin e Oksfordit

Në afat shkurtër, shtetet mund të jetë në gjendje që të rrisin përgjegjësitë e tyre globale, por kërcënimi që vjen nga ngjarje përtej kufijve të tyre nuk mund të mbahet në gji përgjithmonë. Të pa adresuara, rreziqet endemike të një bote të globalizuar do të vazhdojnë të rriten. Duke u përballur me rreziqe si Shteti islamik, Ebola, kriza financiare, ndryshimet klimatike, apo rritja e pabarazisë, përshtatjet politike afat shkurtër duhet të kapërcehen – ose e gjithë bota do të ndjejë keqardhje për to

globDekadat e fundit të globalizimit dhe të inovacionit kanë rezultuar në një progress të shpejtë, që bota nuk e ka njohur ndonjëherë. Varfëria është zvogëluar. Jetëgjatësia  e njeriut është rritur. Pasuria është krijuar në një nivel  që parardhësit tanë nuk do të mund ta imagjinonin ndonjëherë.
Por lajmet nuk janë gjithmonë të mira. Në fakt, arritjet që kanë ardhur prej globalizimit tashmë janë të kërcënuara.
Bota ka përfituar në të njëjtën kohë nga globalizimi dhe dështuar për të menaxhuar ndërlikimet e natyrshme që rezultojnë  nga integrimi gjithnjë e në rritje  i shoqërive tona, ekonomive tona, dhe infrastrukturës së jetës modern.  Për rrjedhojë ne jemi ekspozuar në mënyrë të rrezikshme në rreziqe sistematike që i kapërcejnë kufijtë. Kërcënimet përhapen përtej kufijve kombëtarë dhe kalojnë ndarjet tradicionale midis industrive dhe organizatave. Një sistem financiar i integruar përhap kriza ekonomike, ndërsa udhëtimet ajrore ndërkombëtare përhapin epidemitë.
Kompjuterët e lidhur janë një fushë e pasur për t’u sulmuar nga hakerat kriminalë. Xhihadistët e Lindjes së Mesme përdorin internetin për të rekrutuar të rinj nga vendet evropiane. Rritja e standartit të jetesës që është shoqëruar me lëshimin në atmosferë të gazrave të serrës kanë shpejtuar ndryshimet klimatike.
Si një efekt anësor i globalizimit, krizat që dikur digjnin në nivel lokal dhe shuheshin shpejt, tani rrezikojnë të shkaktojnë zjarre shkatërrimtare ndërkombëtare. Një  epidemi, përmbytje apo sulm i hakerave në Londër apo  në Wall Street do ta shpinte  gjithë botën në një panik financiar.
Nëse duam që progresi që ka sjellë globalizimi të jetë i qëndrueshëm, shtetet duhet të pranojnë përgjegjësi të përbashkëta për menaxhimin e rreziqeve që ai  ka shkaktuar. Qeveritë – si ato të fuqishme si Shtetet e Bashkuara dhe Kina,  ashtu edhe shtetet e dobëta si Iraku dhe Liberia – janë të paafta që t’i  adresojnë vetë këto sfida komplekse.
Vetëm një fraksion i vogël i rreziqeve që lindin nga globalizimi kërkon një përgjigje të vërtetë globale. Rreziqet i kapërcjenë kufijtë e shteteve dhe në këtë kuadër kërkohet një veprim i bashkërenduar për t’i adresuar ato në mënyrë efektive. Natyra e përgjigjes duhet t’i përshtatet rrezikut.
Në rastin e epidemive, çelësi kryesor është që të mbështesë vendet ku shpërthimet ndodhin dhe për të ndihmuar ata që janë më në rrezik të infeksionit. Rreziqet e përhapura, si ndryshimi klimatik apo një krizë e re financiare, mund të kërkojë bashkëpunimin e dhjetëra vendeve dhe përfshirjen e një numri të madh institucionesh. Në pothuaj çdo rast, nevojitet një përpjekje ndërkombëtare.
Një karakteristikë e rëndësishme e rreziqeve të botës së globalizuar është se ato gjithnjë e më tepër po bëhen më serioze. Si rezultat, shpejtësia me të cilën ata janë të identifikuar, së bashku me efikasitetin e përgjigjes, mund të përcaktojë nëse një ngjarje e izoluar përbën një kërcënim global.
Mjafton të shikoni vetëm ngritjen e shtetit islamik, shpërthimin e Ebola-s, luftën kundër ndryshimeve klimatike, apo krizën financiare të 2008 për të parë se çfarë ndodh kur një rrezik mbetet i paidentifikuar për një kohë të gjatë, apo kur mungon një përgjigje e bashkërenduar ose e keqadministruar.
Dhe megjithatë, ashtu sikurse nevoja për institucione të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare është në kulmin e saj, mbështetja për to ka rënë. Një numër në rritje i qytetarëve në Evropë, Amerikën e Veriut, dhe Lindjen e Mesme fajësojnë globalizmin për papunësinë, rritjen e pabarazisë, epidemitë dhe terrorizmin. Për arsye të këtyre rreziqeve, ata e shohin integrimin, hapjen dhe inovacionin më tepër si një kërcënim, se sa një oportunitet.
Kjo krijon një rreth vicioz. Shqetësimet e elektoratit janë pasqyruar në rrritjen me shpejtësi të mbështetjes për partitë politike që duan proteksionizmin, uljen e imigracionit dhe një kontroll më të madh të tregjeve. Si rezultat, qeveritë në Evropë, Amerikën veriore, Azi, dhe Oqeani po bëhen më të kufizuara në shqetësimin e tyre, duke pasur nevojë për agjencitë ndërkombëtare dhe organizatat rajonale për financime, besueshmëri dhe aftësi lidershipi për të dhënë një përgjigje të drejtë për sfidat e globalizimit.
Në afat shkurtër, shtetet mund të jetë në gjendje që të rrisin përgjegjësitë e tyre globale, por kërcënimi që vjen nga ngjarje përtej kufijve të tyre nuk mund të mbahet në gji përgjithmonë. Të pa adresuara, rreziqet endemike të një bote të globalizuar do të vazhdojnë të rriten. Duke u përballur me rreziqe si Shteti islamik, Ebola, kriza financiare, ndryshimet klimatike, apo rritja e pabarazisë, përshtatjet politike afat shkurtër duhet të kapërcehen – ose e gjithë bota do të ndjejë keqardhje për to.
Copyright: Project Syndicate, 2014.
www.project-syndicate.org
SHQIPERUAR NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button