Enciklopedike

Zgjidhni një kafshë dhe shihni mesazhin që ju transmeton

Keni zgjedhur një kafshë që ju pëlqen më shumë? Shikojini mirë në fotografi dhe lexoni mesazhin që kjo kafshë ju transmeton:

1 – Koala

Veçori kryesore në personalitetin tuaj është barazia, drejtësia dhe neutraliteti. Ju ndiheni mirë kur ngushëlloni të tjerët. Ndonjëherë ju keni një ndjenjë izolimi dhe boshllëku, por është rezultat i fenomeneve “të tepruara”. Ju thjesht shkëlqeni kur krijohet kaos. Karakterizoheni nga fjalët e mëposhtme: pafajësia, pastërtia, barazia, qartësia, organizimi dhe autonomia.

2 – Kali i detit

Ndjeshmëri, dhembshuri, mirëkuptim. Ju jeni njëri prej atyre që mendojnë për të tjerët më parë, e pastaj për vete.

Ju ndiheni keq për komentet negative të të tjerëve, por kurrë nuk e tregoni. Njerëzit i tërheq karizma dhe atraktiviteti juaj. Ju jeni të karakterizuar nga krijimi, gjithmonë duke i dhënë një prekje individuale çdo gjëje që bëni.

Ajo që është e juaja, është “jo tradicionale”. Ju jeni idealistë dhe ëndërroni një botë në të cilën të hidhni anën e tmerrshme të realitetit. Njerëzit që nuk ju njohin mund të mendojnë se jeni ekscentrikë, sepse shpenzoni shumë kohë në botën tuaj imagjinare.

3 – Kolibër

Ata që kanë zogun Kolibër si një totem janë të ftuar të gëzojnë ëmbëlsinë e jetës, të mposhtin negativitetin kudo që janë dhe të shprehin më shumë dashuri në përpjekjet e tyre të përditshme.

Ju pëlqen të largoheni nga njerëz që nuk ndihen të motivuar, prandaj përpiquni të mbroni veten nga negativetet që ju rrethojnë, por e mbani atë brenda jush, pasi keni frikë se njerëzit do t’ju fajësojnë.

4 – Elefanti

Ju jeni një qenie e mrekullueshme tek e cila mund të kesh besim. Ju jeni spontanë dhe të heshtur, mendoni për gjithçka para se të bëni ndonjë gjë. E trajtoni gjithçka që bëni në jetë në një mënyrë shumë të përgjegjshme.

Ju jeni në ekuilibër ndërsa emocionet tuaja nuk ju dominojnë. Përndryshe, ju mund të bëheni kokëfortë, shumë emocionalë ose shumë të ftohtë dhe indiferentë.

5 – Ujku

Ju jeni të karakterizuar nga të qenit shumë pozitiv, optimistë, dhe të sjellshëm. Ju pëlqen të jeni në gjendje të ndihmoni të tjerët.

Kur jeni të duruar me të tjerët, i pranoni ato ashtu siç janë. Ju jeni një nga ata që nuk udhëhiqen nga ajo që thonë të tjerët.

Kur jeni vetëm për një kohë të gjatë, ju bini në depresion dhe në këtë rast ju thithni energji negative. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button