Analiza

Zgjimi pas referendumit: Pak para në xhepa dhe ushqime me racion

Pa para nga bankomatët, me Bursën ende të mbyllur dhe pa të ardhura nga jashtë. Qytetarët dhe tregtarët e vegjël në Greqi zgjohen nga euforia e pas referendumit, por shumë shpejt zhyten në makthin e përditshmërisë

Numri i të varfërve po rritet dramatikisht, ashtu si dhe sipërmarrësit në gjendje falimenti, që sot përbëjnë një të tretën e të varfërve të rinj. Po arrihet deri aty sa të grabiten kosheret e bletëve, që bletërritësit i kanë lënë prej vitesh, të paruajtura, buzë rrugëve malore dhe që deri sot, askush nuk ka guxuar t’i prekë

Screen Shot 2015-07-08 at 13.09.56

Si mund të ecësh përpara, me bankat e mbyllura dhe pa likuiditete? Pjesa më e madhe e njerëzve të zakonshëm, jo ata që fitojnë prej turizmit, po racionon ushqimin në shtëpi dhe pak euro në xhepa. Të tjerët përgatiten për më të keqen.

Elefteria rrëfen se ka disa mijëra dollarë në kasafortë. I kanë tepruar disa vite më parë pas udhëtimit të saj të mjaltit në Majemi “dhe sot mund t’i shërbejnë shumë, nëse bankat e mallkuara nuk hapen”. babisi ka dy kamionë frigoriferë dhe sapo është nisur nga Patra për në Gjermani përmes Italisë, por rrezikon të mos mbërrijë në destinacion, sepse nuk mund të përdorë kartat e kreditit për të blerë karburant dhe për të paguar autostradat. “Nga ne grekët duan vetëm kartëmonedha – rrëfen e ëma e tij, që dje është sëmurur prej stresit – por udhëtimi i tim biri deri në Rostok kushton 5 mijë Euro, dhe si mund të marrësh dhe fusësh kaq shumë para në xhepa, nëse bankomatët na japin vetëm qindarka?”

Një problem i rremë, thotë pa një pa dy Pavllosi. “Po cfarë emergjence flasin, që nga Krishtlindjet kemi tërhequr një thes me para nga bankat. Ata që mbajnë radhë sot janë vetëm pensionistët”. Nuk e mendon kështu Sisi, që menaxhon një pasticeri bashkë me motrat e saj në periferi të Athinës. Përpara krizës, në 11 të mëngjesit i kishte shitur pothuajse të gjitha ëmbëlsirat, ndërsa sot preferon “të bëjë më pak torta dhe biskota, sepse pothuajse përditë i mbeten të pashitura. Ndërkohë që bën më shumë bukë dhe pica, sepse kështu atë që mbetet “e marr në shtëpi dhe ua jap edhe fqinjëve: në këto kushte që jemi nevojiten ide origjinale”.

Megjithatë, për të kuptuar pulsin e Greqisë, duhet të zhvendosesh në provincë. Takisi menaxhon një fond familjar në Edesë, në Maqedonia. Pjeshkët e tij deri vitin që kaloi eksportoheshin jashtë, pothuajse të gjithë në tregun rus. Por, përvec sanksioneve që e penguan të fitojë shumë rubla, tani i shfaqen edhe shtrëngimet në frontin e brendshëm. “Nuk i blen askush dhe në vend që t’i hedh, ua kam dhuruar një pjesë të madhe njerëzve në nevojë – thotë – por përtej këti gjesti të mirë të bujarisë, nuk shoh asnjë perspektivë të mirë. Cfarë do të bëj? Këtu ka nga ata që kanë filluar të japin tokat për shkarkimet abuzivë të mbeturinave”.

Atmosfera në vend po ndryshon dhe jo vetëm nga e diela në mbrëmje. Numri i të varfërve po rritet dramatikisht, ashtu si dhe sipërmarrësit në gjendje falimenti, që sot përbëjnë një të tretën e të varfërve të rinj. Po arrihet deri aty sa të grabiten kosheret e bletëve, që bletërritësit i kanë lënë prej vitesh, të paruajtura, buzë rrugëve malore dhe që deri sot, askush nuk ka guxuar t’i prekë. Dje në Stilidhë, në Greqinë qendrore, një fermer 45-vjecar u rrah në tokën ku kultivonte pak ullinj. Presioni i orëve të fundit, bashkë me depresionin e krizës, e ka përkeqësuar situatën.

Vasiliqia i jep të drejtë teorisë së hedhur nga The Telegraph, sipas të cilës bankat greke nuk do të hapen deri kur të kenë emetuar dhrahmi. Ajo është pronare e disa shtëpizave në Gjition, në Peloponez, që ua jep me qera pushuesve. Eshtë e bindur se me një monedhë të re të zhvlerësuar, gjërat do të ndryshojnë. “Të paguajmë më shumë taksa? Përse? NUk besoj më tek euro, pres që monedha e vjetër të tërheqë më shumë investitorë të huaj dhe shanse të reja, lexoj shumë gjëra për miqtë rusë, do të ishin të mirëpritur këtu”. Këto ditë paguhet vetëm me para në dorë dhe ajo po mbledh dollarë, euro, jenë dhe rubla. “Nuk i dihet asnjëherë, mund të më nevojiten pas pak kohësh”. Ose ndoshta që nesër.

Il Giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button