Enciklopedike

Zhang Xianzhong festoi shërimin duke gjymtuar qindra gra

Rubrika: Kështu reagojnë udhëheqësit e marrë
xianzhongZhang Xianzhong është një figurë e urryer në historinë e Kinës, kryesisht për shkak të faktit që, nën sundimin e tij, pothuajse 90 përqind e popullsisë së provincës Sichuan gjeti vdekjen. Xianzhong, të cilin zakonisht e thërrisnin “Tigri i verdhë”, kreu akte të parrëfyeshëm mizorie gjatë mbretërimit të tij. Ai u priste rregullisht duart dhe kokat njerëzve që kishte ekzekutuar, me qëllim që t’i bënte pirg, për të numëruar më pas se sa njerëz kish vrarë në atë mënyrë.
Një herë, kur Xianzhong u sëmur nga një sëmundje e mistershme, ai u premtoi perëndive se nëse e ndihmonin të shërohej, do u ofronte dy “qirinj qiellorë” në shenjë falënderimi. Askush, përfshirë edhe shoqëruesit e Xianzhongut nuk e dinin se cfarë donte të thoshte ai me “qirinj qiellorë”, por shumë shpejt e kuptuan se nuk e kishte fjalën për dyllin.
Kur Xianzhongu u shërua prej sëmundjes së rëndë, ai udhëzoi njerëzit e tij të mblidhnin sa më shumë gra që të ishte e mundur. Më pas, në një lëvizje që askush nuk e kishte parashikuar, ai udhëzoi njerëzit e tij të prisnin këmbët e të gjithë grave të pranishme dhe t’i vendosnin në dy pirgje të vecantë. Kur u ndërtuan pirgjet makabër, ai i preu këmbët e vogla konkubinës së tij të preferuar, dhe vendosi secilën në krye të secilit pirg, përpara se t’u vinte zjarrin.

Leave a Reply

Back to top button