Planeti yne ka qene nje bote e eger e mbushur me gjallesa gjigande dhe jo vetem. Ne lashtesi, bimesia dhe ekosistemi yne ka qene shume me e pasur, sesa ne kohen tone. Me ardhjen e njeriut dhe vendosjen e tij ne kete planet si gjeneze, e me pas per vazhdimesine e jetes se races njerezore, duhej medoemos te beheshin ndryshime, te cilat do te lehtesonin jeten dhe veprimtarine e njeriut. Keshtu qe ne nje bote pa gjallesa gjigande si dinosauret, do te behej i mundur normalizimi i jetes dhe vazhdimesia e saj. Atehere, paraardhesit tane, ose me mire ata te cilet na vendosen ne pozicion ideal, per vazhdimesine e races se qenieve inteligjente, na bene te mundur heqjen e ketyre pengesave biologjike.
Qenje te nje teknologjie shume te avancuar, pas zbulimit dhe evidentimit te planetit “Toke” si nje planet i mundshem per zhvillimin dhe vazhdimesine e jetes, bene te mundur eliminimin e ketyre gjallesave gjigande, te cilat perbenin nje rrezik serioz per njeriun e lashte, ose “njeriun e ri”, qenien e re inteligjente, e cila do te krijonte shoqerine njerezore qe do te popullonte kete planet. Menyra e eliminimit te ketyre gjallesave gjigande, mund te jete realizuar ne forma te ndryshme, duke i vrare ose dhe me injektim.
Eshte krejtesisht e palogjikshme te thuhet se dinosauret u zhduken nga fatkeqesi natyrore, sidomos te nje asteroidi, i cili padyshim do te linte gjurme te dukshme, por edhe shperthimet vullkanike, perseri nuk do te mund te zhduknin plotesisht keto gjallesa, pasi nje gje e tille do te vlente per te gjithe ekosistemin dhe jo vetem per kafshe specifike si dinosauret.
Dinosauret u zhduken fale nderhyrjes se nje teknologjie te perparuar jashtokesore, qe mund te ishin dhe paraardhesit tane. Kjo eshte diçka mese e logjikshme dhe e mundur, pasi nje shkallez te asaj teknologjie ne e perjetojme ne ditet e sotme. Mendoni sikur planeti Mars te mund te ishte me nje natyre te pasur dhe te zhvilluar, por i nbushur plot me dinosaure, qe do te pengonin kolonizimin e Marsit nga njeriu, atehere sigurisht nderhyrja e njeriut do te bente te mundur zhdukjen e ketyre specieve, pasi jane rrezik per “njeriun e ri” qe do te vendosej ne Mars.
Diçka e ngjashme duhet te kete ndodhur dhe me gjallesat prehistorike te planetit tone. Kjo hipoteze mund te vertetohet nepermjet nje arsyetimi logjik te asaj, se cila do te ishte menyra me e mire e mundshme qe do te shpjegonte shkakun e zhdukjes se dinosaureve dhe llojit te tyre Fatekeqesite natyrore, renia e asteroidit, shperthime vullkanesh, permbytje natyrore, ndryshimi i klimes ne perkeqesim, termetet, ndikojne ne gjithe sistemin e gjallesave, jo vetem te nje lloj familjeje gjallesash, si ne rastin e dinosaureve. Ndonjehere, menyra sesi njeriu u jep shpjegim pyetjeve te ndryshme, ne vetvete logjika na çon ne shpjegimin e pyetjeve akoma me te rendesishme, si ajo me popullore dhe misterioze per njeriun: “A jemi te vetmit ne univers?” Erik Von Deniken, ne librin e tij “Vizitoret nga Universi” thote: “Njeriu qe te zbuloje e t’u jape pergjigje te gjitha pyetjeve rreth origjines, duhet me se pari te shohe se çfare ka ndodhur ne te vertete qindra apo mijera e miliona vite me pare, ne nje te shkuar sa enigmatike, aq edhe misterioze”.
Pergatiti: Fabiol Kurti