Horizonti.al

Zhozef Uoren, Babai i Revolucionit

Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”

Screen Shot 2015-07-18 at 23.32.48

Xhozef Uoren (1741-1775), është konsideruar nga shumë njerëz të kohën e tij, si arkitekti i vërtetë e Revolucionit Amerikan. Ai ishte një figurë e rëndësishme, në një prej historive më të famshme të “Tea Party”. Shkroi një sërë rezolutash, që shërbyen si model për qeverinë e parë të pavarur amerikane. Uoren mbajti një fjalim, që solli edhe betejat e para të Luftës Revolucionare. Ai ishte i vetmi lider patriot, para se të nënshkruhej Deklarata e Pavarësisë, që rrezikoi jetën e tij kundër britanikëve në fushëbetejë. Ndaj mbetet e çuditshme, që ai është lënë thuajse në harresë nga historia. Uoren, ishte i rrethuar nga emra shumë të njohur nga të gjithë ne, por emri i tij mezi është dëgjuar ndonjëherë kohët e fundit. Interesante mbetet megjithatë fakti, se i vëllai themeloi Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ndërsa 14 shtetë në SHBA, kanë nga një qark të emërtuar Uoren./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button