Raste të tmerrshme të iluzioneve masive
Prania misterioze e një zhurme të ulët është raportuar në shumë vende, më i njohuri në Taos
të Nju Meksikos. Hetimet e ndryshme kanë pohuar se zhurma mund të jetë çdo gjë, nga një dukuri e shpjegueshme shkencërisht tek një iluzion masiv. Ideja e zhurmës është bërë temë e teorive konspirative, por çka e bën të tillë është një konspiracion që daton çuditërisht shumë kohë më parë.
Dëshmia e parë e shkruar e pranisë së një tingulli të mbinatyrshëm dhe të vazhdueshëm, daton që në vitin 1828. Udhëtarët që kanë shëtitur nëpër Malet Pirenej, shkruan në lidhje me një zhurmë që gati i përshkoi kur mbërritën në malin Maladeta. Ata e përshkruan atë si një ”zhurmëne një ofshame, e cila e vetme theu një heshtje varri”. /bota.al