Disa zhytës pranë brigjeve të Izraelit kanë zbuluar një thesar me monedha floriri origjina e të cilëve është prej më shumë se një mijë vitesh. “Thesari më i madh me monedha floriri i zbuluar në Izrael u gjet në javët e fundit në shtratin e portit të lashtë të Caesareas”, bëri të ditur Autoriteti Izraelit i Sendeve të lashta.
Autoriteti bëri të ditur se janë zbuluar 2000 monedha floriri, krejt rastësisht, në qytetin e brigjeve veriorë, kur pjesëtarë të një klubi zhytjeje i gjetën dhe informuan menjëherë Autoritetin.
“Në fillim ata menduan se kishin gjetur një monedhë lodër”, thuhej në deklaratën e Autoritetit. “Vetëm pasi kuptuan se ishte reale ata grumbulluan menjëherë disa monedha dhe u kthyen me shpejtësi në breg për të informuar drejtorin e klubit të zhytjes”.
Përmes detektorëve metalikë, 2000 monedhat u nxorrën në sipërfaqe. Ekspertët besojnë se monedhat i kanë përkitur Kalifatit Fatimid, i cili sundoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga viti 909 deri në vitin 1171.
1 minute read