Në vitin 2011, kur u pyet se cfarë simbolizonte Statuja e Lirisë, ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin tha: “Sigurisht, është simboli që u kujton amerikanëve shtetet e tjerë, sepse ajo na u bë dhuratë, sigurisht, nga francezët – vende të tjerë që kanë dashur të na paralajmërojnë të mos bëjmë asnjëherë gabimet që ata vetë kanë bërë”. Fatkeqësisht, Sarah Palin gabohej tërësisht, pasi ajo tha ekzaktësisht të kundërtën e asaj që përfaqëson statuja e lirisë. Dhe ashtu si Palini, shumë njerëz nuk kanë dijeni për lidhjen e statujës me skllavërinë. Edouard de Laboulaye, një politikan i famshëm francez, është njeriu që qëndron prapa projektit të statujës. Ai ishte një mbështetës i vendosur i presidentit Lincoln, që në atë kohë luftonte për ndalimin e skllavërisë. Statuja nuk ishte një dhuratë për të paralajmëruar SHBA sic thotë Palin, por ajo ishte një dhuratë për të nderuar dhe lartësuar lirinë, demokracinë dhe fundin e të gjithë formave të skllavërisë. Prandaj Statuja e Lirisë ka një zinxhir të thyer tek këmbët e saj. Zinxhiri është zakonisht i padukshëm për turistët, për arsye se ndodhet nën rrobën e saj, në krah të këmbës së majtë dhe mund të shihet vetëm nga lartë.
1 minute read