Histori

ZJARRI GREK / A shpikën romakët një armë, e cila edhe sot i “shastis” shkencëtarët?

Screen Shot 2015-03-08 at 17.40.32

Në vitin 1942, në një laborator privat në Universitetin e Harvardit, kimisti Luis Fieser kishte dyshimin se po shpikte një prej armëve më brutale të njerëzimit: napalmin. Një përzierje e naftës dhe një agjent special në formë xheli, paisja ndezëse ishte projektuar të ngjitej pas lëkurës së njeriut kur i vihej zjarri. Ishte përdorur me një efekt shkatërrues në qytetet japoneze gjatë luftës së Dytë Botërore.

Ajo që do të shihej si një armë shumë moderne 70 vjet më parë, në fakt ka një pararendëse ndoshta më të tmerrshme, e shumë më të vjetër, një që i çudit shkencëtarët sot e kësaj dite.

Në gjuhën popullore e njohur si Zjarri Grek, kjo armë antike zjarri, krijuar në shekullin e shtatë, ishte guri i çmuar në kurorën ushtarake të Bizantit (perandoria romake e Lindjes), e përdorur për të sulmuar rrufeshëm kundërshtarët në luftimet detare për 500 vjet – veçanërisht kundër flotës myslimane që përpiqej të pushtonte kryeqytetin Perandorak, Kostandinopojën.

Ashtu si napalmi, ajo ngjitej në mishin e njeriut. Gojëdhënat tregojnë për substancën që digjte edhe në ujë, dhe që ishte e pamundur të shuhej me të. Vetëm rëra (e cila e privon zjarrin nga oksigjeni), uthulla e fortë ose urina kishin ndonjë ndikim.

Natyrisht, fuqitë në Kostandinopojë e mbajtën kaq të fshehtë recetën, saqë nuk ekziston ndonjë regjistrim i shkruar për përbërësit e saj. Historianët në përgjithësi bien dakort se Zjarri Grek ishte si napalmi modern, i bazuar mbi naftën. Bizantinët kishin qasje në rezervat gjigande të naftës në Detin e Zi. John Haldon i Universitetit të Princetonit dyshon se ishte i modifikuar me rrëshirë pishe, e cila ka cilësi ngjitëse dhe e ndihmon atë të digjet më me vrull, dhe më gjatë.

Përbërja e Zjarrit Grek ishte vetëm pjesë e efektivitetit të tij, por ai është konsideruar si një sistem armatimi tërësor. Disa anije të veçanta, kuzhina anijesh të njohura si ‘dromone’ e ngarkonin atë për në betejë. Një lloj pompe ishte përdorur për t’i shtuar presionin dhe për ta nxehur formulën magjike. Arma pastaj lëshohej përmes sifonëve të posacëm. Duke shtuar veshjen e misterit, secila pjesë e procesit kërkonte njohuri të thella dhe trainime; njerëzit që vepronin me cdo përbërës dinin pak se çfarë ndodhte në fazat e mëvonshme. Kjo e bënte më të rëndë për armiqtë të vidhnin sekretin e Zjarrit Grek, dhe mund të shpjegojë pse, ndonëse Louis Fieser iu afrua në laboratorin e Harvardit, asnjë forcë tjetër ushtarake nuk ka qenë në gjendje ta zhvillojë versionin e vet. /N.S./ bota.al

Leave a Reply

Back to top button