Enciklopedike

“Zona e vdekur” në Gjirin e Omanit

Një „zonë e vdekur“ me sipërfaqe më të madhe se Skocia, është zbuluar nga shencëtarët me anë të nëndetësevë në detin e Arabisë.

Ky është një zbulim mjaft shqetësues për shkencëtarët, të cilët ishin deri diku në dijeni për gjendej e zonës, por  u shokuan nga sipërfaqja e madhe që kishte përfshirë ky fenomen.

Ata thanë se situata është “më keq nga ç’e kishin parashikuar” dhe se niveli i oksigjenit në detin afër Gjirit të Omanit është pothuajse zero.

Kjo do të thotë që asnjë lloj specieje nuk mund të mbijetojë në zonën midis detit të Arabisë dhe ngushticës së Hormuzit, një sipërfaqe e ngushtë uji kjo, e cila ndan Omanin nga Irani.

Grupi i shkencëtarëve që lëshuan nëndetësen për të vëzhguar, thanë se ky problem “është një katastrofë që pritej të ndodhte“ dhe se kjo është “zona më e madhe e vdekur në të gjithë rruzullin tokësor“.

Dr Bastien Queste, hulumtuesi kryesor në projektin e Shkollës së Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Anglisë, tha:  “Oqeani po mbytet. Sigurisht, çdo lloj peshku që ne përpiqemi të shumojmë në këtë zonë, nuk ia del të mbijetojë sepse ata kanë nevojë për oksigjen. Ky është një problem mjedisor me  pasojat më të tmerrshme për njerëzit.“

Deti Arabik është zona më e madhe pa jetë mbi Tokë, por deri tani, askush nuk e di me të vërtetë sesa keq është situata. Shkencëtarët e kanë të vështirë të mbledhin informacione për shkak të konflikteve të përhershme që e mbulojnë këtë zonë.

Zonat e Vdekuara mund të krijohen edhe nga natyra vetë, por aktiviteti njerëzor padyshim që jep kontributin e vet në to. Shkecëtarët parashikojnë se: nëse nuk ndërmerren veprime në rregullimin e ndyshimeve klimatike, zona e vdekur në këtë oqean do të zmadhohet e do të asgjesojë gjithë jetën nënujore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button