Enciklopedike

Zonja dhe zotërinj, koha për panik!

Screen Shot 2015-07-09 at 10.50.17

Hamilton Nolan

gawker.com

A keni vënë re disa gjëra shumë të çuditshme që kanë ndodhur këto dy ditë? Sigurisht që po. Le të jemi të parët që t’ju themi se është koha për panik.

Sistemi i metrosë i Nju Jorkut pësoi një bllokim të tmerrshëm dje, teksa disa trena ngecën për periudha të gjata dhe të pashpjegueshme kohe nëpër stacione.

Faqja e internetit “The Dissolve” u “palos” sot.

United Airlines u detyrua që të ulë të gjithë avionët e vet në tokë, pasi sistemi i vet kompjuterik, në mënyrë krejt misterioze, pushoi së punuari.

Bursa e Nju Jorkut pezulloi veprimet e tregtimit dje, pasi sistemi i vet i kompjuterizuar i tregtimit pushoi së funksionuari, sërish në mënyrë misterioze.

Menjëherë pas kësaj, faqja e internetit e ëall Street Journal, në mënyrë misterioze pushoi se funksionuari.

Më shumë se 2500 vetë në Uashington, në mënyrë misterioze mbetën pa energji elektrike.

Duket se qendrat e pushtetit të kombit tonë po ndeshin në situata të ndryshme kolapsi, që sa vjen e përhapen.

Unë zgjedh panikun. Nëse zgjidhni të qëndroni të qetë, shumë mirë – të paktën do të jem para jush nesër…

Leave a Reply

Back to top button