Magazine

Zoti nuk mjafton, është koha e “Super Fesë”

Përhapen kudo besimet “e dukshme”. Megjithatë, është tashmë një fenomen global, një lloj spiritualiteti transversal, ku bashkëjetojnë instikti i vetë-fuqizimit dhe hyjnizimi i aspekteve të realitetit, pa pika referimi

super feja

Zoti është superfuqia e re botërore. Ka më shumë armë se sa perandoritë amerikane dhe sovjetike të djeshme, dhe dragoi kinez i sotëm; ka më shumë territor, më shumë teknologji, më shumë mendje. Eshtë i pasur me surpriza, Zoti ynë super i fuqishëm, dhe atij i pëlqen të marrë forma të vjetra dhe të reja. Mund të shfaqet sërish me unaza të florinjta të një jezusi të Bostonit të viteve tetëqind, me artin kaligrafik të Fezit, me krahët e Kali. Por ka mësuar edhe të mishërohet në algoritma, neutrine, dhe mp3. Strehohet në shpellat e Uaziristanit, të ther me shpatën e bariut, i bie me telefonin satelitor një numri në Londër. Superfuqisë hyjnore i pëlqen shumë të luajë kukafshehti. Nuk mund ta gjesh, e pastaj shfaqet krejt papritur. Ngurtësohet, në dukje, e pastaj shpërbëhet, bëhet sërisht e gaztë. Në të dy format, e dukshme dhe e padukshme, super feja vendos dhe realizon. Nga njëra anë, Super Zoti i kulteve tradicionale shtrin pushtetin…

[real3dflipbook id=”848″]

Leave a Reply

Back to top button