Magazine

10 fraza në frëngjisht, që të gjithë duhet t’i dini. Ju bëjnë të dukeni më të sofistikuar

Kudo ku jetoni, këto fraza në frëngjisht është mirë që t’i dini, sipas Jeannette DeJong,lektore dhe koordinatore e gjuhëve të huaja në Curry College

Joie de vivre (gëzimi i jetës)

Përdoret për të përshkruar një person të mbushur me jetë, bollëk dhe entuziasëm. Si të thuash: “Ajo kullon optimizëm dhe joie de vivre”, pavarësisht rrethanave”.

Au contraire (përkundrazi)

Përdoret shpesh për t’iu kundërvënë një argumenti të dikujt tjetër, në mënyrë të sjellshme. Mund të përdoret edhe për të kundërshtuar një besim. “Ti mund të mendosh se nuk mund të veshësh triko, por au contraire! Modeli i duhur mund të bëjë cilëndo grua të duket e mrekullueshme, pavarësisht moshës”.

Raison d’être (arsyeja ose qëllimi i jetës)

Përdoret për të shpjeguar qëllimin kryesor që një person ka një jetë, arsyen e vet më të thellë e të rëndësishme për të jetuar. “Kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve të saj është raison d’être i saj”.

Esprit de corps (fryma e ekipit)

Përdoret për të përshkruar një lojtar ekipi – një individ që ka besnikëri dhe përkushtim ndaj një grupi të caktuar. Mund të përdoret për të përshkruar edhe vetë grupin, në cilëndo fushë, nga sporti tek politika. “Skuadra shfaqi nivel të lartë të esprit de corps. Kjo është ndoshta arsyeja përse ata fitojnë çdo ndeshje”.

Avant garde (i përparuar, përpara kohës së vet)

Një person apo institucion kulturor avantgarde është i kohës së fundit, i ri, vibrant në fusha si arti dhe moda: “Përdorimi prej tij i ngjyrave dhe projekteve arkitekturore konsiderohej avant garde në vitet 1920, por është bërë klasik me kalimin e kohës”.

Déjà vu (ndjesia që e keni përjetuar tashmë diçka)

Një ndjesi që e keni kaluar një herë më parë, një eksperiencë të caktuar. Mund të jetë dhe ndjesia që e keni takuar tashmë dikë, edhe pse po e shihni për herë të parë. “Kur pashë fytyrën tuaj, kisha një ndjesi të çuditshme të Déjà vu, sikur të kisha njohur në një jetë të mëparshme”.

Savoir faire (hijeshi sociale, sofistikim, të dish si të sillesh në mënyrën e duhur në situata)

Një tipar i një individi që gjithmonë di si të sillet, dhe ka kontrollin e vetes në situata sociale dhe profesionale. “Ajo shfaqi një savoir faire të pagabueshëm kur takoi Mbretëreshën”.

Hors d’oeuvres (oreks-ndjellësit)

Ato copëzat e shijshme që na ofrohen përpara vaktit që do të hamë. “Shpesh herë hors d’oeuvres janë pjesa më e mirë e vaktit, sidomos kur të shijojnë shumë lloje ushqimesh në sasi të vockla”.

Trompe l’oeil (iluzion optik në art)

Në vepra arti dhe pikturë, iluzioni që diçka është aty kur nuk është. “Piktura trompe l’oeil e vreshtave dhe luleve ishte kaq realiste, saqë mendova që ishin vërtetë aty”.

Laissez faire (politika e mos ndërhyrjes)

Përdoret shpesh për të përshkruar politika qeveritare. Laissez faire mund të përdoret edhe për të shpjeguar protokolle në biznes apo në marrëdhënie personale. “Ajo ka një qasje laissez faire ndaj mënyrës si rriten nipërit e saj”. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button