Your Life

10 gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë, për të ecur përpara

Screen Shot 2016-05-27 at 07.46.23

  1. Të lejoni që mendimet e të tjerëve të kontrollojnë jetën tuaj

Ajo që ka rëndësi nuk është ajo që mendojnë të tjerët, por ajo që ti mendon për veten. Duhet të bësh ekzaktësisht atë që është më e mira për ty dhe jetën tënde, jo atë që është më e mira për gjithë të tjerët.

2. Turpi nga dështimet e të kaluarës

E kaluara juaj nuk është e njëjtë me të ardhmen. E vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që ju bëni në të tashmen.

3. Pavendosmëria për atë që doni

Ju nuk do të largoheni asnjëherë nga vendi ku jeni, nëse nuk e vendosni për vendin se ku dëshironi të jeni. Merrni një vendim për të përcaktuar se ku dëshironi të jeni, dhe pastaj ndiqeni me pasion.

4. Të shtyni për më vonë objektivat që kanë rëndësi për ju

Ka dy zgjedhje parësore në jetë: të pranoni kushtet ashtu si janë, ose të pranoni përgjegjësinë për t’i ndryshuar ato. Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vjet më parë. Koha tjetër më e mirë është tani.

5. Zgjedhja për të mos bërë asgjë

Ju nuk mund të zgjidhni se si do të vdisni, apo kur. Ju mund të zgjidhni vetëm se si do të jetoni, në këtë moment. Cdo ditë është një shans i mirë për të zgjedhur. Vetëm mos zgjidhni që të mos bëni asgjë.

6. Nevoja për të patur të drejtë

Synoni suksesin, por mos hiqni asnjëherë dorë nga e drejta juaj për të qenë gabim. Sepse kur hiqni dorë, do të humbisni edhe aftësinë për të mësuar gjëra të reja, dhe të ecni përpara në jetën tuaj.

7. Ikjen nga problemet që duhet të ndreqen

Mjaft ia mbathët! Përballuni me këto çështje, zgjidhini problemet, komunikoni, vlerësoni, falni, dhe duajini njerëzit në jetën tuaj, që e meritojnë këtë.

8. Justifikimet në vend të vendimeve

Shumica e dështimeve afatgjatë janë rezultat i njerëzve që bëjnë justifikime në vend që të marrin vendime.

9. Mosvënia re e pikave pozitive në jetën tuaj

Shpesh herë, ajo që sheh varet tërësisht nga ajo që je duke kërkuar. Ju do ta keni shumë të vështirë për të qenë të lumtur, nëse nuk jeni mirënjohës për gjërat e mira që keni në jetën tuaj në këtë moment.

10. Mos vlerësimi i momentit të tanishëm

SHpesh herë ne përpiqemi të arrijmë diçka të madhe, duke harruar se gjëja më e madhe në jetë përbëhet prej gjërave të vogla.  /bota.al

Leave a Reply

Back to top button