Bota

10 gjëra që duhet të dini nga bota, deri në këto momente

bot

  1. Gjashtë oficerë policie u qëlluan në Baton Rouge, Luiziana. Së paku tre prej tyre kanë vdekur.
  2. Njeriu i dyshuar për vrasjen e tre policëve në Baton Rouge ka lënë pas një gjurmë të madhe dixhitale. Gavin Eugene kishte postuar video në një kanal në YouTube, në të cilën fliste për tensionet racore në SHBA.
  3. Kryetari i sindikatës së policisë së Clevelandit i kërkoi guvernatorit të Ohajos që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe pezullimin e ligjeve që lejojnë mbajtjen e të zjarrit gjatë Konventës Kombëtare Republikane, që do të nsië sot.
  4. Kleriku me banim në SHBA, pasuesit e të cilit Turqia i fajëson për një grusht shteti të dështuar, tha se ai do t’i bindet çdo vendimi ekstradimi nga SHBA. Fethullah Gulen tha se Presidenti turk Tayyip Erdogan e kishte organizuar vetë grushtin e shtetit.
  5. Gjashtë vendet më të pasura në botë, që së bashku zënë pothuaj 60% të ekonomisë globale, kanë pritur më pak se 9% të refugjatëve të botës, ndërkohë që vendet e varfër mbajnë pjesën më të madhe të barrës, bën të ditur Oxfam.
  6. Mijëra venezuelian vërshuan për të blerë ushqime dhe ilaçe që janë të padisponueshme në vendin e tyre. Kufiri mes dy vendeve është hapur përkohësisht.
  7. Suksesi fenomenal i Pokemon GO është shfrytëzuar pas nga një prej investitorëve më të zëshëm të Nintendos, për të bërë presion për një ndryshim të strategjisë. “Unë shpresoj se ata tani do të kuptojnë fuqinë e smartphone-ve”, tha menaxheri Seth Fischer.
  8. Pjesët e kontrolluara nga opozita në Aleppo, Siri tashmë janë rrethuar plotësisht, pasi forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizimeve të rebelëve.
  9. SpaceX lançoi me sukses një element kyç për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen. International Docking Adapter është një port “ankorimi” që do të hapë derën për një sërë anijesh kozmike në të ardhmen. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button