Bota

10 gjërat më të rëndësishme nga bota, që duhet të dini në këto momente

Screen Shot 2016-08-23 at 12.39.471. FBI gjeti rreth 15.000 emaile të tjera të pazbuluara, të dërguara apo të marra nga Hillary Clintoni në serverin e saj privat në shtëpi. Emailet mund të bëhen publike, vetëm pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

2. Çmimet e naftës ranë sot në mëngjes, ndërsa analistët paralajmëruan se tregu ka ende ofertë të tepërt. Ideja e riekuilibrimit të shpejtë të tregut të naftës ka … ngecur në disa pengesa.

3. Rreth 1,800 tregtarë droge të dyshuar janë vrarë në shtatë javët që kur Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte mori detyrën. Kreu i Komitetit të Senatit të Drejtësisë është i shqetësuar se disa ligjzbatues dhe vullnetarë janë duke përdorur fushatën kundër drogës për të “kryer vrasje pa u ndëshkuar”, pasi shumë vrasje nuk janë kryer në mënyrë të ligjshme.

4. Britania ndoshta nuk do të largohet nga Bashkimi Evropian para vitit 2020, sipas Lordit Bob Kerslake, i cili kryesoi shërbimin civil nga 2012 deri në 2014. “Unë mendoj se jemi të paktën pesë vjet larg, ndoshta më shumë. Kjo ideja e një procesi vetëm 2 vjeçar është tepër optimiste”, tha ai.

5. Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka bërë thirrje për një prokuror të posaçëm për të hetuar përfshirjen e Hillary Clintonit me Fondacionin Clinton, gjatë kohës që ajo ishte Sekretare e shtetit amerikan. Trumpi akuzoi rivalen e tij demokrate për korrupsion, duke pretenduar se donatorëve të fondacionit u është dhënë trajtim preferencial dhe janë shpërblyer me favore të veçanta.

6. Ministrat e Jashtëm nga Kina, Japonia dhe Korea e Jugut do të takohen në Tokio këtë javë, mbi mosmarrëveshjet territoriale dhe sigurinë rajonale. Kina dhe Japonia pretendojnë sovranitetin mbi Ishujt Diaoyu, ndërsa marrëdhëniet mes Kinës dhe Koresë së Jugut janë testuar së fundmi nga vendimi i Seulit, për të vendosur një sistem të mbrojtjes nga raketat, kundër Koresë së Veriut.

7. Ralph Lauren dhe Speedo kanë përfunduar kontratat e tyre të sponsorizimit me notarin olimpik amerikan, Ryan Lochte. Atleti po humbet marrëveshjet e tij, pas pranimit se ai e ekzagjeroi me një histori, sipas të cilës u grabit në një pikë karburanti në Rio, gjatë Olimpiadës.

8. Stafi i fushatës së Donald Trumpit ka bërë në mënyrë të përsëritur vërejtjet raciste në mediat sociale, duke përfshirë përqeshjen e thekseve meksikane, si dhe duke bërë thirrje që Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry të varet, sipas Associated Press. AP shqyrtoi mediat sociale të më shumë se 50 punonjësve aktualë dhe të mëparshëm, të cilët ndihmuan Trumpin në zgjedhjet primare.

9. Rreth 1,500 amerikanë që marrin pjesë në festën e përvitshme të lumit, u desh të evakuoheshin, kur shirat dhe erërat e forta shtyrë kamerdaret e tyre në mënyrë të paligjshme në territorin kanadez. “Ata ishin të tmerruar që kishin hyrë në një vend tjetër pa dokumentacion. Askush nuk ka pasaportë ose ndonjë mjet identifikues, dhe shumica kishin pirë alkool,” tha për CBC Peter Garapick, inspektor i kërkim-shpëtimit për rojen bregdetare.

10. Një anije 9-vjeçare e NASA-s ka që kish humbur kontaktin me tokën dy vjet më parë, është rilidhur sërish. Anija kozmike Stereo-B u nis në vitin 2006 me një mision 550 milionë dollarësh në orbitë rreth diellit, për ta kapur atë nga kënde të ndryshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button