Bota

10 Maj 1886: Dita kur korporatat bëhen njerëz

Seria: Ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-05 at 10.09.05

Google, ExxonMobil, Coca-Cola: pa ngjarjet e kësaj dite, këto kompani të famshme nuk do të kishin ekzistuar kurrë. Eshtë 10 maji i vitit 1886. Në Gjykatën e Lartë në Uashington DC, Gjykatësi MOrrison Uaite shpall verdiktin në cështjen e Kontesë së Santa Klarës përballë kompanisë hekurudhore Paqësori i Jugut. Ka të bëjë me taksat që kompania duhet t’i paguajë shtetit. Ajo që tingëllon si një vendim i thjeshtë do të jetë në fakt një prej kthesave më të mëdha të historisë. Kjo sepse kur kompania fiton cështjen, cdo kompanie tjetër i akordohen të njëjtat të drejta si person: lind kompania si person fizik.

Përpara kësaj cështjeje, korporatat shiheshin si një lloj kompanie e fokusuar tek projektet. Nëse ndërtohej një urë apo një copë hekurudhë, korporata kontraktohej për këtë projekt vetëm. Nëse ai ligj do të ekzistonte ende sot, Google, që u themelua si kompani kërkimesh online, nuk do të mund të blinte YouTube, pasi investimet në fusha të tjera ishin të palejueshme. Po kështu kompania do të ishte e detyruar të vepronte në përputhje më të mirën e përbashkët – Google dhe kompani të tjera nuk do të kishin qenë në gjendje të vendoseshin kaq kollaj në vende me taksa të ulëta.

Deri në vendimin e vitit 1886, shteti i mban nën kontroll të rreptë kompanitë. Por në fund të luftës civile në Amerikë, atyre u ofrohet një frymëmarrje… Amendamenti 14 i Kushtetutës u ofron të gjithë qytetarëve liri dhe mbrojtje individuale. Ndonëse ky nen u hartua duke patur në mendje skllevërit e liruar, avokatët donin që të zbatohej edhe për korporatat kliente të tyre. Gjykatësi Uaide vendos në favor të tyre dhe atë ditë në 1886, korporatat do të kishin të njëjtat të drejta si njerëzit – dhe nuk mund të kufizohen më nga qeveria. “Ky ishte fillimi i ngjitjes së tyre meteorike”, thotë historiani amerikan, Houard Zinn./bota.al

Leave a Reply

Back to top button