Histori

10 Maj 1940: Dita kur Hitleri fiton një kundërshtar të palëkundur

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-06 at 09.35.40

Në 10 maj 1940 Britania e Madhe ndodhet në udhëkryq – dhe e gjithë bota është aty, në krah të saj. Neville Chamberlain sapo ka dhënë dorëheqjen si Kryeministër dhe dy burra konkurrojnë për të zënë vendin e tij – dy burra që vështirë mund të jenë më të ndryshëm mes tyre.

Lordi Halifax synon të vazhdojë me strategjinë e zbutjes, të mbështetur nga parrardhësi i tij, për të qetësuar Hitlerin. Churchilli e di që Fyhreri gjerman duhet mundur. Churchilli përshkruhet si një luftëdashës, pasi ai ka lëshuar paralajmërime kundër nazistëve prej kohësh. Por sulmi i Gjermanisë ndaj Polonisë në 1 shtator 1939 i jep legjitimitet, dhe dy ditë më vonë Churchilli bëhet Lord i Parë i Marinës. Kur më pas ai zgjidhet Kryeministër nga Parlamenti, Hitleri përballet me një armik të fuqishëm – një udhëheqës frymëzues dhe, ashtu si vetë Hitleri, një mjeshtër të oratorisë. Fjalimi i tij i inaugurimit ua bën të qartë bashkëkombësve se do të kërkojë gjak, djersë dhe lot dhe lufta do të përfundojë vetëm me fitore, cilado qoftë kostoja. “Churchilli mbështeste gjithmonë një vazhdim të luftimeve”, thotë historiani Ian Kershau. “Ai ishte një prej faktorëve më të rëndësishëm të suksesit të Aleatëve”.

Lufta e Dytë Botërore mund të kishte ndjekur një kurs fatal, nëse Halifaxi do të ishte zgjedhur kryeministër. Në vitin 1936, ai vizitoi Gjermaninë dhe u godit, kujton një miku i tij: “Halifaxi më tha se i pëlqenin të gjithë liderët nazistë, edhe Gëbelsi, dhe ishte shumë i impresionuar. AI mendonte se regjimi ishte absolutisht fantastik”. Nëse Gjermania dhe Britania e Madhe do të kishin bërë një marrëveshje paqeje, Hitleri do të kishte patur dorë të lirë në Europë – dhe do të kish qenë pothuaj e pamundur që të ndalej./bota.al

Leave a Reply

Back to top button