Analiza

10 qytetet më të rrezikshëm të botës (me fotografi)

Barquisimeto-Venezuela2

  1. Barquisimeto, Venezuelë

Ndonëse Barquisimeto ka vetëm 1 milion banorë, në qytet ndodhin vrasje pothuajse përditë. Qyteti është qendër e rajonit dhe ka një numër cuditërisht të madh universitetesh dhe vendesh të tjerë të arsimit të lartë. Pavarësisht se dikur ka qenë destinacion turistik që lulëzonte, zona është sot kaq e rrezikshme, saqë shumica e turistëve preferojnë ta shmangin.

Peshawar-Pakistan

  1. Peshavar, Pakistan

Peshavari, në Pakistan, është një tjetër vend i rrezikshëm i botës. Me fiset që luftojnë për supremaci, Peshavari nuk është is igurtë, sidomos për të huajt. Ndonëse qyteti mburret me panoramat e mrekullueshme dhe parqet e jashtëzakonshëm, sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe atentatet e kamikazëve, fatkeqësisht e bëjnë Peshaëarin një prej qyteteve më të rrezikshëm të botës.

Sanaa-Yemen

  1. Sana’a, Jemen

Një vend politikisht i paqëndrueshëm, Jemeni ka problemet e tij. Thënë kjo, kryeqyteti Sana’a është një prej vendeve më të rrezikshëm në të gjithë botën. Pavarësisht përpjekjeve të aleatëve të SHBA, qyteti mbetet një destinacion me rrezik të lartë. Ata që guxojnë të shkojnë, shijojnë vizitat në Qytetin e Vjetër, një pjesë e Sana’s e mbushur me ndërtesa të mrekullueshme të një kohe më paqësore.

Acapulco-Mexico

4. Acapulco, Meksikë

Acapulco ka qenë dikur një destinacion turistik shumë popullor. Megjithatë, këto kohë plazhet e mrekullueshëm shohin shumë pak pushues. Kartelet e drogës janë problem në të gjithë Meksikën, dhe gjatë dekadës së fundit gjërat vetëm janë përkeqësuar. Ndodh shpesh që të gjenden trupa të vdekurish në këtë qytet-port, duke e bërë një vend të frikshëm për të qëndruar.

Distrito_Central_Honduras

5. Distrito Central, Honduras

Ndërkohë që asnjë qytet i madh nuk është imun ndaj dhunës, Distrito Central e ka kaluar edhe sasinë e zakonshme të akteve të dhunës. Ka numrin më të madh të vrasjeve në të gjithë globin. Rreziqet mund t’i atribuohen varfërisë ekstreme, korrupsionit qeveritar dhe një pranie të fortë të mafias. Central është në fakt tre qytete të shkrirë në një. Niveli i lartë i dhunës i pengon turistët. Por ka edhe të marrë që preferojnë të shkojnë.

Maceío-Brazil1

6. Maceió, Brazil

Brazili ka 14 prej qyteteve më të dhunshëm të botës. Maceió është kryeqyteti i shtetit të Alagoas dhe cdo vit ka 135 vrasje për 100 mijë banorë. Qyteti është më i rrezikshmi në vend, duke lënë pas edhe Rio de Janeiron, që shumica e njerëzve e njohin prej favelas-ve, ose lagjeve të varfëra. Brazili mund të ketë një pjesë të madhe të pyjeve të Amazonës, por zonat e tij më të populluara nuk janë vende ku do të doje të shkoje.

Mogadishu-Somalia1

7. Mogadishu, Somali

Qyteti i Mogadishut ka patur probleme me militantët Shabaab prej shumë kohësh, gjë që e bën zonën të pasigurtë për qytetarët dhe turistët. SHBA refuzuan të vënë këmbë në këtë vend për më shumë se dy dekada, por e ndryshuan këtë politikë në vitin 2013, kur u dërguan këshilltarë ushtarakë për të ndihmuar qeverinë vendase të zgjidhë problemin e militantëve. Pavarësisht ndihmës, zona është ende shumë e rrezikshme.

Nairobi-Kenya

8. Nairobi, Kenia

Afrika është një kontinent me një histori të gjate luftërash dhe dhune. Nairobi ka vuajtur shumë gjatë viteve të fundit. Kenia është një vend i bukur me shumë gjëra për të ofruar, por është gjithashtu kaq i rrezikshëm, saqë shumica e turistëve preferojnë ta lënë jashtë itinerarit të tyre. Nairobi konsiderohet vecanërisht i rrezikshëm për gratë, por askush nuk duhet të dalë në qytet gjatë natës. Militantët e Al Shabaab kanë kërcënuar prej kohësh këtë zonë, duke e bërë edhe më të tensionuar se zakonisht.

Chihuahua_Mexico

9. Chihuahua, Meksikë

Problemet e dhunës në Meksikë janë aq të mëdhenj, sa t’i sigurojnë dy vende në listë. Në të vërtetë ka shumë qytete të tjerë meksikanë në listat e qyteteve më të dhunshëm në botë, por Chihuahua ua kalon të gjithëve për shkak të pozicionit që ka në rrugën e trafikut të kokainës drejt SHBA. Kartelet e drogës e kanë marrë nën kontroll zonën dhe nuk është e pazakontë të shihen luftime në rrugë, gjë që e bën një vend shumë të rrezikshëm për të vizituar apo jetuar.

Cali-Colombia

10. Cali, Kolumbi

Shumë prej qyteteve në këtë listë janë në Amerikën Latine dhe ka arsye. Dhuna e karteleve të drogës është e zakonshme në këta qytete të mëdhenj dhe Cali, në Kolumbi nuk bën përjashtim. Me afro 80 vrasje, nuk është një vend i sigurtë për të jetuar. Kolumbia s’ka patur asnjëherë një reputacion të mirë dhe nuk ka gjasa të shndërrohet në një destinacion turistik së afërmi.

Pavarësisht se ndodhen në disa prej rajoneve më të bukur të botës, këta qytete paraqesin shumë rreziqe për udhëtarët e zakonshëm. Eshtë më e sigurtë të gjesh një vend ku nuk ka dhe aq shumë gjasa të marrësh një plumb kokës. A po planifikoni të shkoni në ndonjë prej këtyre qyteteve?

Leave a Reply

Back to top button