Your Life

10 rregulla të arta për një jetë super

Screen Shot 2016-08-26 at 16.11.20

  1. Zbulo dhe bëje të ditur talentin tënd! Të gjithë kemi talent për diçka. Të gjithë! Vetëm duhet ta zbulojmë se cili është dhe ta ndajmë me të tjerët. Cilido qoftë ai mund të shërbejë si frymëzim për ata që ju rrethojnë.
  2. Mbaj qëndrim pozitiv! Të shohësh anën pozitive të gjërave të ndihmon të jesh më i lumtur. Nuk do të thotë që të shohësh gjithçka perfekte, por të shohësh anën e mirë (duhet të mësohesh) na lejon të relativizojmë situatat që nuk na pëlqejnë, për shembull zgjimi herët na kushton, por nga ana tjetër na jep mundësinë të shohim agimin. Shpërblime të vogla, dhurata për shpirtin që janë aty, vetëm se duhet të jeni të gatshëm ti shihni dhe ti vlerësoni.
  3. Mëso gjithmonë! Mësimi në vazhdim na mban gjallë dhe me iluzione. Mbaj të karikuar gjithmonë kureshtjen. Mund të mësojmë nga çdo moment që jetojmë, jo vetëm nga çastet më të bukura. Mësohet shumë më shumë nga ato që na surprizojnë apo edhe nga ato që na frikësojnë. Mbaji shqisat e tua vigjilente!
  4. Ji mendje hapur! Udhëtimet e shumta, njohja e stileve të jetesës, afrimi me persona të ndryshëm na pasurojnë. Është këndshëm të zbulosh që persona të ndryshëm mund të kontribuojnë shumë. Të gjithë kemi aftësi dhe mungesa, ku më shumë e ku më pak, por kjo është e bukura të kuptosh ndryshimet, të mësosh nga ato dhe të përmirësosh aftësitë dhe talentet e gjithsecilit.
  5. Buzëqesh! Buzeqeshja është ngjitëse dhe mund të ndryshojë ngjarjet e një dite jo vetëm për ty, por edhe për atë që has në rrugën tënde. Të ndihmon ta mbash shpirtin e gezueshëm dhe i transmeton të tjerëve një ndjesi besimi dhe plot energji. Nëse ndeshni dikë që ka patur një ditë të keqe, buzëqeshja është ilaçi më i mrë për të luftuar prishjen e humorit. Mua më funksionon. Është magjike!
  6. Rezervoji vetes një bisedë. Ndalo një çast dhe mendo për ato që të pëlqejnë tek vetja, ato që do të doje ti ndryshoje. Lejoji vetes të bësh gabime, fale, mëso nga dështimet e tua dhe ndjehu krenar për arritjet! Këto dialogje të brendshme na ndihmojnë ta njohim vetem pak më shumë dhe të jemi më të shoqërueshëm me të tjerët. Çdo natë mund të bëjmë një vlerësim për atë që kemi mësuar dhe si t’i bëjmë të lumtur të tjerët.
  7. Ndihmo të tjerët! Të ndihmosh është shumë bukur. Mund të tregojmë solidaritet përmes një OJF-je ose fondacioni, ose mund t’i japim ndihmën tonë një të njohuri. Ndihmon shumë një buzëqeshje, një shikim, të dëgjosh dikë i cili ka nevojë të ndihet i tillë. Përfitimi është i dyanshëm, të jep mjaft kënaqësi.
  8. Falendero! Të vlerësosh atë që kemi na ndihmon t’i relativizojmë gjërat. Në shumë raste hezitojmë për atë që na turbullon dhe frikëson, por nëse do të vinim në peshore atë që na shqetëson dhe nga ana tjetër atë për të cilën duhet të ndihemi me fat, peshorja do të anojë nga pozitivizmi dhe gjërat që na bëjnë të lumtur. Kur na pyesin, “Çkemi? Si jeni”, nëse do të prisnim pak për të dhënë përgjigje, sigurisht që do të përgjigjeshim “shumë mirë”.
  9. Nevoja është ajo që lëviz malet. Kur jeta të shkon rrokapjekthi dhe hasesh me rrethana të papritura duhet të besosh se ka mënyra të tjera për ti bërë gjërat. Ajo që në ato momente na mungon apo që na kufizon nuk janë barrierat, por mundësitë për të zhvilluar aftësi të reja, për të evoluar, mësuar dhe rritur. Gjithmonë universi na jep aftësi pafund, por para çdo ndryshimi jemi ne ata që vendosim të përfitojmë prej tyre.
  10. Ëndërro! Mos resht kurrë së ëndërruari. Krijo gjithmonë një iluzion dhe bëj të pamundurën për ta bërë realitet. Shumë herë, të realizosh ëndrrën tënde është më e thjeshtë nga sa mund të duket. Jemi ne ata që e bëjnë të mundur.

 

Leave a Reply

Back to top button