Motivuese

10 rregulla të thjeshta që mund të ndjekësh, për të jetuar një jetë më të lumtur…

  1. Mos e fillo ditën me pendesa. Është gjëja më e keqe që mund të bësh, pasi do të kalojë në humor të keq dhe gjithë dita do të të shkojë keq.
  2. Mos e lejo veten që të perëndojë dielli dhe ti akoma të kesh brenda mendjes tënde inatin e një zënke përgjatë ditës. Fal dhe ec përpara. Çdo gjë ndodh për një arsye.
  3. Shprehu për ndjesitë e tua. Nëse ke dikë që mund t’i besosh për ndjenjat që po përjeton, shprehu. Duke i shprehur ato, do ta kesh shumë herë më të lehtë të ndihesh më mirë.
  4. Kupto se çdo gjë ka kohën e duhur. Ti mund të duash të arrish gjëra të mëdha, por për të mos u zhgënjyer, duhet të kuptosh se çdo gjë do të vijë në kohën dhe momentin e duhur.
  5. Mos i përgjithëso dhe mos i trajto të gjithë personat njësoj. Nëse dikush të ka zhgënjyer, kjo gjë nuk do të thotë se të gjithë janë njësoj. Mëso t’i kuptosh njerëzit për ato që bëjnë për ty.
  6. Investo për lumturinë tënde. Është e lehtë të humbasësh kohën duke menduar se si t’i bësh të tjerët të lumtur, por duhet edhe të mendosh të bësh të lumtur veten tënde.
  7. Mos e stërmundo veten. Edhe nëse ke dështuar në diçka që e ke dashur shumë ta arrish, mos u sill keq me veten. Ti bëre më të mirën tënde dhe kjo duhet të të bëjë të ndihesh mirë.
  8. Merru me aktivitet fizik. Të gjithë ne kalojmë ditë stresuese. Të rralla janë ditët, kur çdo gjë shkon vaj. Por, nëse do të merremi me aktivitet fizik, e sigurtë që do të ndihemi më mirë.
  9. Mjaft i fajësove të tjerët për fajet e tua. Nëse vërtet e ke pasur ti fajin për diçka, atëherë nuk është gjë e mirë t’i fajësosh të tjerët. Mbaj përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tua.
  10. Zgjidh veprimet përpara fjalëve. Edhe nëse të premtojnë shumë gjëra të bukura, në fund shiko vetëm veprat që do të bëhen, sepse ato janë treguese të vlefshmërisë së një fjale të dhënë.

Leave a Reply

Back to top button