Teknologji

10 Smartfonët më të mirë të gjashtë mujorit të parë të 2015-tës (me shpjegime)

Screen Shot 2015-05-26 at 17.37.23

Mesa duket ka përfunduar edhe pjesa e parë e debutimeve të smartfonëve më të mirë nga prodhuesit si Samsung, HTC dhe LG dhe tashmë ka mbërritur momenti për ti hedhur një sy të gjitha alternativave që ekzistojnë.

Në këtë artikull kemi përzgjedhur smartfonët më të mirë në këndvështrimin tonë dhe i kemi radhitur si mëposhtë për nga cilësia dhe funksionalitet që ofrojnë. Duhet të keni parasysh diçka se kjo është një preferencë e jona natyrisht e bazuar në argumente të cilat i kemi paraqitur mëposhtë. Ju ftojmë ti hidhni sy listës së smartfonëve më të mirë të gjysmës së parë të 2015-tës.

1.LG G4

Kompania koreane LG kërkon të bëjë diferencimin nga prodhuesit e tjerë me smartfonin G4 i cili ofron një bateri të zëvendësueshme dhe mbështetje për kartat microSD. Aktualisht një pjesë e madhe e prodhuesve po ndërtojnë smartfonë të “blinduar” prej metali të cilët as nuk pranojnë karta microSD e as nuk mund tu zëvendësohet bateria. Këto dy karakteristika “mbulohen” nga një kapak prej lëkure ndërsa LG tenton të impresionojë konsumatorët me ekranin 5.5 inç Quantum HD IPS.

Për nga hardueri, smartfoni fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 808 me gjashtë bërthama dhe frekuencë 1.8 Ghz. Gjithashtu në bord gjendet një kamër 16 Megapiksel e pasme me hapje f/1.8, 3GB RAM dhe bateri 3000 mAh. LG G4 ka një kamër frontale 8 Megapiksel dhe sjell teknologjinë Quick Charge 2.0 si dhe mbështetje për kartat microSD deri në 2TB.

2.Apple iPhone 6 & 6 Plus

iPhone 6 Plus ka kryesur listat tona si smartfoni më i mirë gjersa erdhi LG G4 dhe besojmë se smartfoni G4 realisht e meriton të quhet më mirë si rezultat i inovacionit që sjell çdo vit.

iPhone 6 Plus është një telefon gjigandesk, shumë më i madh sesa iPhone 6 që do të thotë se ka një bateri edhe më të madhe. Është një telefon fantastik, me një cilësi të shkëlqyer, me një kamer fantastike dhe një sistem operativ të thjeshtë dhe mjaft popullor. Por Apple iPhone 6 dhe 6 Plus ka një kosto të lartë dhe ngelen smartfonët me çmimin më të lartë krahasuar me rivalët Android apo Windows Phone.

3. Samsung Galaxy S6/ S6 Edge

Samsung prezantoi dy pasardhës së Galaxy S5-sës, modelet Galaxy S6 dhe S6 Edge në Kongresin Mobil Botëror. Që të dy smartfonët fuqizohen nga procesorët e Samsung, Exynos Octa me tetër bërthama dhe 3GB RAM. Smartfoni do të jetë i disponueshëm në variantet 32GB, 64GB, 128 GB. Ndër të tjera kamera e smartfoni ka një sensor prej 16 Megapiksel. Por le të kthehemi nga ekrani ku Samsung ka paketuar një të tillë me madhësi 5.1 inç dhe rezolucion quad HD 2560×1440 piksel.

Ngarkimi i baterisë së smartfoni me valë wireless, rezistenca ndaj ujit dhe mbështetja e kartave microSD nuk janë prezent në këtë model, karakteristika të cila ti zotëronte të gjitha Galaxy S5.

4.Samsung Galaxy Note 4/ Note Edge

Ndërsa Galaxy S6 dhe S6 Edge ofrojë shumë për nga dizajni krahasuar me telefonët e tjerë Samsung, modelet Galaxy Note 4 dhe Note 4 Edge ngelet zgjedhje solide. Që të dy modelet ofrojnë mbështetje për kartat microSD si dhe lapsat “Stylus”. Do të jetë interesante të shohim çfarë Samsung do të sjellë me Galaxy Note 5 këtë vjeshtë.

Note 4 dhe Note Edge fuqizohen nga procesorët katër bëthamësh Snapdragon 805, ka një ekran Super AMOLED 5.7 inç me rezolucion të lartë prej 2560 x 1440 piksel, zotëron 3GB RAM si dhe 32 GB memorje të brendshme. Ka një bateri të zëvendësueshme prej 3220 mAh, një kamër të pasme 16 Megapiksel dhe frontale 3.7 Megapiksel.

5.Google Nexus 6

Google çdo fund vit prezanton një pasardhës të linjës Nexus dhe këtë herë ishte radha e Nexus 6-tës. Ndryshe nga modelet e shkuara, Nexus 6 i ka të gjitha duke filuar me ekranin 5.92 inç me rezolucion 2560×1440 piksel, procesorin Snapdragon 805, 3GB RAM dhe për të përfunduar me një kamër 20 Megapiksel dhe bateri 3900 mAh. Smartfoni është i disponueshëm në dy variante, 32 dhe 64 GB si dhe është rezistent ndaj ujit.

Përsa i përket kamerës së Nexus 6 mund të themi se Google po përballet me konkurrencë të fortë nga Samsung dhe LG të cilët po i zgjerojnë çdo ditë kufinjë teknologjik në këtë aspekt duke bërë kamerën e Nexus 6 një opsion jo atraktiv.

6.BlackBerry Passport

Asgjë nuk e mund BlackBerry-in në ofrimin e një komunikimi të centralizuar dhe aktualisht është prodhuesi numër 1 i paisje të një produktiviteti të lartë. Jetëgjatësia e baterisë së Passport është fantastike dhe tastiera QWERTY është mjaft e dobshme. Ky smartfon ndryshe nga telefonët Windows nuk po vuan nga një “hendek” aplikacionesh kjo falë prezencës së dyqanit të aplikacioneve të Amazon.

BlackBerry Passport ka një harduer i aftë të matet me telefonët e parametrave të lartë të ditëve të sotme dhe është unik përsa i përket produktivitetit. Ky smartfon ka një ekran në formë katrore 4.5 inç me rezolucion 1440 x 1440 piksel. Karakterizohet nga një tastierë QWERTY që mund të shërbejë edhe si trackpad. Në bord gjendet një kamër 13 Megapiksel, 3GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, ofron mbështetje për kartat microSD si dhe ka një bateri 3450 mAh.

7.HTC One M9

Besojmë se HTC One M9 është vlerësuar më shumë se çduhet. Ka një harduer fantastik, performon mjaft mirë por ka një kamër të tmerrshme që vetëm një telefoni Android të parametrave të lartë nuk mund ti përkasë. Gjithashtu edhe bateria duhej të ishte më e mirë.

Kamera me teknologjinë Ultra Pixel është përmirësuar dhe zhvendosur për tu përdorur si një kamër frontale. Kamera e pasme ka një sensor 20 Megapiksel dhe mesaduket HTC është ballafaquar me probleme të përshtatjes së softuerit me modulin e kamerës. Dizajni gjithashtu është përmirësuar.

Specfikat e brendshme janë: Proçesor Qualcomm Snapdragon 810, 3GB RAM, 32 GB hapësirë të brendshme, mbështetje për kartat microSD dhe bateri prej 2800 mAh.

8.Sony Xperia Z3

Sony Xperia Z3 është një smartfon mjaft popullor në Europë. Por ka smartfon ka një problem: Vuan në cilësinë e thirrjeve si dhe mbi nxehje të kamerës. Sony Xperia Z3 a një procesor Snapdragon 801 me katër bërthama, 3 GB RAM, 32 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për kartat microSD, bateri 3100 mAh dhe kamër të pasme prej 20.7 Megapiksel.

Linja Xperia Z ka një karakteristikë e disponueshme në të gjithë smartfonët e saj: Rezistenca ndaj ujit. Cilësia audio e smartfon gjithashtu është fantastike ndërsa ekrani 5.2 inç ofron një eksperiencë të pakrahasueshme.

9.Nokia Lumia 830

Nokia Lumia 830 është pjesë e listës tonë. Edhe pse nuk është një smartfon me parametra të lartë, jemi shumë të impresionuar nga performanca e një telefon që kushton më pak se 400 dollar.

Lumia 830 vjen me Windows Phone 8.1 dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 400. Në bord gjenden 1 GB RAM, 16 GB memorje të brendshme, mbështetje për microSD, kamër e pasme 10 Megapiksel, bateri e zëvendësueshme 2200 mAh dhe ekran 5 inç 720p. Për të mos harruar të përmendim se Windows 10 funksionon mjaft mirë në këtë smartfon.

Ka një dizajn fantastik me një kornizë metalike që rrethon smartfonin ndërsa kamera performon po aq mirë sa edhe smartfonët Galaxy S6, LG G4, Note 4 etj.

10. Motorola Moto X 2014

A dini çfarë pëlqejmë së shumti nga telefonët Motorola? Android Stock. Por edhe mundësinë për të përzgjedhur kapakët e pasëm të smartfonit me materiale edhe ngjyrë të ndryshme. Moto X ofron eksperiencë të pastër të sistemit operativ Android.

Ka një ekran 5.2 inç 1080p, proçesor të fuqishëm Snapdragon 801 dhe 2GB RAM. Bateria prej 2300 mAh nuk përshtatet me nevojat e një përdoruesi të zakonshëm por që ka të implementuar teknologjinë e ngarkimit të shpejtë. /PCWorld Albanian/

Leave a Reply

Back to top button