Motivuese

10 të vërteta mbi jetën, të cilat do të të ndihmojnë pamasë

  1. Pa synime, jeta jonë është e pavlerë. “Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një synim, jo me njerëzit apo me gjërat”, ka thënë Albert Einstein”.
  2. Ajo çfarë mendojnë të tjerët për ty, nuk ka rëndësi. “Ti nuk ke pse merr përgjegjësi për të jetuar në bazë të asaj çfarë të tjerët mendojnë se duhet të arrish. Unë nuk kam asnjë përgjegjësi për të qenë, ashtu siç duan të tjerët të jem. Ky është një gabim i tyre, jo një dështim i imi”, ka thënë Richard P. Feynman
  3. Ne nuk mund ta kemi çdo gjë nën kontrollin tonë. “Duhet të mësohesh t’i lësh disa gjëra apo disa njerëz të ikin. Çliroje veten nga stresi dhe kupto se asnjëherë nuk mundesh dot ta kontrollosh gjithçka”, ka thënë Steve Maraboli.
  4. Dështimet janë rruga e duhur drejt suksesit. “Suksesi nuk është përfundimtar. As dështimet nuk janë përfundimtare. Është guximi të vazhdosh përpara ai që ka rëndësi”, ka thënë Winston Churchill.
  5. Një person nuk vlerësohet nga gjërat materiale që zotëron. “Gjërat më me vlerë në jetë, nuk blihen me lekë”, thotë populli me të drejtë.
  6. Të mendosh dhe të bësh janë dy gjëra të ndryshme. “A do ta dish se kush je? Mos pyet. Bëj! Janë veprimet ato që do të të përkufizojnë”, ka thënë Thomas Jefferson
  7. Ndryshimi është i vetmi ligj në jetë, tek i cili duhet të bazohesh. “Ndryshimi është ligji i jetës. Ata që shohin drejt së shkuarës apo të tashmes, janë ata që me shumë mundësi do ta humbasin të ardhmen”, ka thënë John F. Kennedy.
  8. Çdokush që njeh, për fat të keq, ka për të ndërruar jetë një ditë… “Duaji prindërit e tu dhe trajtoji ata me përkujdesje, pasi një ditë kanë për të të munguar, kur ta shohësh karrigen e tyre bosh…”.
  9. Të shqetësohesh është e pavlerë. “Nëse një problem mund të zgjidhet, nëse mund të bësh diçka për një situatë, atëherë nuk është e nevojshme të shqetësohesh. Por edhe nëse nuk mund të zgjidhet, sërish është e kotë të shqetësohesh. Nuk do të përfitosh asgjë, gjithsesi”, ka thënë Dalai Lama
  10. Rrënjët e vuajtjes hidhen nga momenti, kur shkon pas ndjesive të përkohshme. “Shumë njerëz mendojnë se entuziazmi është lumturi. Por kur je i entuziazmuar, nuk je në paqe. Lumturia bazohet tek paqja”, ka thënë Thich Nhat Hanh

Leave a Reply

Back to top button