Psikologji

10 të vërtetat që duhet të pranoni, për të ecur të lumtur përpara në jetë

  1. Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët. Mos u shqetëso për gjërat që thonë të tjerët për ty, sepse kjo gjë thjesht do të pengojë progresin tënd në jetë. Mos u përpiq as të jesh si të tjerët. Bëhu personi më i mirë që edhe vete vetja jote do të dëshironte ta arrinte.
  2. Perfeksioni nuk ekziston, ndaj mjaft u përpoqe ta arrish. Në Azi njerëzit përpiqen me çdo formë ta zbardhin lëkurën e tyre, kurse në vendet perëndimore të gjithë përpiqen të bëjnë çdo gjë për t’u dukur sa më kafë. Kjo tregon edhe një herë se perfeksioni është thjesht një koncept subjektiv që ekziston në mendjet tona. Ai nuk ekziston në të vërtetë.
  3. Mos kërko për lumturinë. Ne jemi kaq të zënë duke kërkuar të arrijmë Lumturinë e Madhe në jetë, saqë e humbasim mundësinë të shijojmë edhe gjestet e vogla, buzëqeshjet, apo të qeshurat që na falen. Shijoji ato çdo ditë dhe ke për ta kuptuar se ato e përbëjnë lumturinë e vërtetë.
  4. Të shqetësohesh është e kotë. Me anë të shqetësimeve nuk do të arrish gjë. Edhe po të shqetësohesh më tepër, shqetësimet nuk do ta ndryshojnë situatën, në të cilën gjendesh. Ndaj, përpiqu t’i zgjidhësh problemet dhe jo të shqetësohesh për madhësinë e tyre.
  5. Dështimet janë të rëndësishme për t’u rritur. Nëse ti ke për të pasur frikë prej dështimeve, nuk ke për t’i arritur synimet që ke për jetën tënde. Dështimet të mësojnë ty mësime me vlerë. Konsideroji ato si një shkëmb që duhet ta kalosh për të shkuar drejt suksesit. Mos harro se shumë njerëz të suksesshëm kanë dështuar shumë me tëpër nga sa kanë fituar në jetë.
  6. Paraja nuk ka për të sjellë lumturi në jetë. Është e sigurtë që iPhone-i i fundit, apo atletat origjinale do të të japin thjesht kënaqësi të përkohshme. Lumturinë e vërtetë ta japin gjërat që nuk blihen me lekë, ndaj përqendrohu tek këto gjëra. Fillo të investosh më tepër në marrëdhëniet me të tjerët, se sa në gjërat materialiste.
  7. Koha është flori. Duhet ta kuptosh se koha është më e vlefshme se paratë. Ke vetëm një jetë, ndaj bën mirë ta shfrytëzosh atë në maksimum për të qenë i lumtur. Është e rëndësishme edhe të bësh para, por ato nuk do të të çojnë gjëkundi, nëse ti i shpenzon ditët i trishtuar në zyrën tënde. Mos i lër paratë të të pengojnë për të jetuar jetën që ëndërron të jetosh.
  8. Ti je investimi më i mirë që mund të bësh. Investo tek vetja jote. Bëhu një version më i mirë i vetes, fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Nuk e ke idenë se nga t’ia nisësh. Nga gjërat që je duke bërë dhe nga ato që të pëlqen të bësh. Çfarë do të bëhesh në jetë? Nëse e di përgjigjen e kësaj pyetjeje, atëherë çohu dhe përpiqu nga pak përditë për të qenë së shpejti ashtu siç ëndërron.
  9. Nuk mund të jesh shok/shoqe me këdo. Pranoje: do të njohësh shumë njerëz, por do të ndërtosh shoqëri me shumë pak prej tyre, sepse ne të gjithë kemi karaktere të ndryshme dhe është e pamundur të përshtatemi me të gjithë. Më beso që je më mirë me pak shokë të mirë përreth, se sa me një listë të gjatë miqsh në Facebook, nga të cilët nuk të njeh askush për atë që je në të vërtetë.
  10. Jeto në të tashmen. E tashmja është evetmja periudhë me vlerë. Fillo të jetosh në të tashmen dhe mos u shqetëso aq shumë për të ardhmen, apo për të shkuarën. E ardhmja nuk ka ardhur, ndërsa e shkuara ka përfunduar. Po jeton në të tashmen, ndaj bëj më të mirën e mundshme për ta shfrytëzuar atë maksimalisht në të mirën tënde. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button