Your Life

10 Teknika psikologjike që do t’ju ndihmojnë të përballoni një ndarje

Jo të gjithë dinë si të përballen më një ndarje. Të humbasësh njeriun më të dashur, sidomos pas ndonjë lidhje të gjatë ose martese, është akomë më e vështirë.  Pjesa më e dhimbshme është ta detyrosh veten të vazhdosh jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Disa njerëz nuk gjejnë as forcën për tu ngritur në mëngjes dhe për të dalë. Nëse për momentin po kaloni të tilla gjendje emocionale, këshillat e mëposhtme d t’ju ndihmjnë:

 

1.Mos mbaj shpresa

 

Nëse pyesin veten herë pas here se çfarë mund të ndodhë dhe se diçka mund të ndryshojë, do të sigurojë vetëm një lehtësim të shkurtër. Kjo mund t’ju japë iluzionin se ndarja është e përkohshme dhe kështu kurrë nuk do ta harroni personin. Mundohuni ta vrisni shpresën, të përqëndroheni në jetën tuaj personale dhe në mirëqenien tuaj.

 

2.Jepi fund monologut të brendshëm

 

Nëse vazhdoni të pyesni veten se cila ishte arsyeja e ndarjes ose çfarë mund të kishit bërë ndryshe, nuk do ta ndryshoni faktin që ish-partneri juaj nuk ju ka pranuar për atë që jeni. Ndryshimi i vetes për dikë tjetër nuk është kurrë një ide e mirë, prandaj ndaloni së bëri pyetje dhe vazhdoni jetën.

 

3.Merrni përgjegjësi për gjërat prej të cilave keni qenë të varur

 

Kur në një marrëdhënie, partnerët shpesh mbështeten te njëri-tjetri, pavarwsia mund ta bëjë një ndarje edhe më të dhimbshme. Kur personi në fjalë ikën, ju do ta ndjeni mungesën e tyre. Në vend që të mërzitesh për gjërat që nuk mund të ndryshosh, ngrihuni dhe merrni vetë kontrollin e këtyre situatatave.

 

4.Mos bëni asgjë lidhur me ta

 

Nëse keni pasur një restoran që e keni vizituar shpesh, gjeni një vend tjetër. Shmangni këngët që keni dëgjuar së bashku dhe përpiquni të shmangni së pari profilin e tyre në mediat sociale. Sigurohuni që të minimizoni praninë e tyre në jetën tuaj sa më shumë që mundeni.

 

5.Nxirrini të gjitha jashtë

 

Të qarit nuk është diçka për të cilën duhet t’ju vijë turp. Kjo nuk është një shenjë që ju jeni të dobët dhe nuk duhet t’i shtypni kurrë emocionet tuaja. Lejimi i tyre është një gjë e shëndetshme dhe ju do të ndjeheni mirë më pas.

 

6.Mos hiqni dorë nga miqtë tuaj

 

Shumica e njerëzve preferojnë të jenë vetëm pas një ndarjeje. Por, koha e shpenzuar me miqtë tuaj është shumë e shëndetshme dhe mund t’ju ndihmojë të “shëroheni” më shpejt.

 

7.Bëni një pushim për veten tuaj para se të vazhdoni me jetën

 

Shmangni preokupimin e tepërt me punë  vetëm për të mbajtur mendjen të shpërqëndruar. Ju duhet të përballeni me emocionet tuaja në mënyrë që t’i harroni më shpejt ato./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button