Për një ish fuqi botërore, 8 gushti 1588 është njëkohësisht dita më e rëndësishme dhe më tragjike në histori. Beteja e Gravelines i shkaktoi një humbje shkatërruese Spanish Armadas nga ana e flotës britanike. Nuk dështoi thjeshtë pushtimi i Anglisë nga Spanja; humbësit gjithashtu hoqën dorë nga gjithë shpresat për të rikatolizuar vendin. Kjo ditë shënoi rënien e Spanjës si fuqi botërore – dhe si pasojë, ngjitjen e Anglisë.
Por ajo vuri në lëvizje edhe dicka tjetër, që do të kishte pasoja të mëdha për Europën. Në bordin e shumë prej anijeve të Armadës Spanjolle kishte një gjë nga Bota e Re. Spanjollët e quanin “patata” – patatja. Pas humbjes, Armada Spanjolle ikën në arrati përreth Anglisë dhe Skocisë, kur zihen në befasi nga stuhitë josezonale. Shumë anije fundosen. Pak ditë më vonë patatet dalin në brigjet e Irlandës – dhe mbillen. Në Irlandën e djerrë, ku pak gjëra mbillen, patatja shndërrohet në një burim të rëndësishëm ushqimi. Eshtë e lehtë të kultivohet, korret dhe përgatitet. Vende të tjerë europianë e ndjekin pas shumë shpejt. “Mes vitit 1750 dhe 1950 patatja do të lejonte një grusht shtetesh europiane të sundonin botën”, thotë historiani Uilliam McNeill. “Si një ushqim i ri, ajo ishte faktor i rëndësishëm në ngjitjen e botës perëndimore”./bota.al