Your Life

11 thënie për t’i kujtuar kur jeni në humor të keq

Screen Shot 2016-08-03 at 22.24.23

Ndonjëherë, humori i keq të godet pa asnjë arsye të dukshme, dhe ne ndjehemi sikur duam të zvarritemi në shtrat, për t’u fshehur nga dhimbja dhe sfidat e jetës së përditshme. Megjithatë, ne nuk mund të shpëtojmë nga pengesat e pashmangshme që dalin në jetë; duhet t’u dalim përballë, dhe të merremim e humorin tonë të keq, sa herë shfaqet.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të ndjeni emocione negative, por duhet të mësoni se si të kuptoni domethënien e atyre ndjenjave, dhe të punoni me to në një mënyrë pozitive. Thëniet e mëposhtme ndoshta do ju ndihmojnë që të fitoni perspektivë dhe të ruani qetësinë, kurdoherë që jeni me humor të keq.

1. Në një moment, duhet të heqësh dorë nga ajo që mendoje se duhej të ndodhte, dhe të jetosh atë që po ndodh.

Shpesh jeta shpaloset shumë më ndryshe nga sa e kemi imagjinuar. Herën tjetër që do të ndiheni në humor të keq, thjeshtë mëso ta kalosh dhe të pranosh realitetin e tanishëm. Sa më shumë e luftoni, aq më shumë e njëjta situatë do të vazhdojë të shfaqet, deri sa ju të keni nxjerrë mësimin. Lëri gjërat të rrjedhin!

2. “Ajo ishte e guximshme, e fortë dhe e thyer njëkohësisht” – Anna Funder

Nuk ke pse lufton ndjenjat e tua apo të vësh një maskë – pranoji ndjenjat. Nuk ka problem të jesh i thyer dhe të rrëzohesh ndonjëherë; humori i keq nuk zgjati përgjithmonë, kështu që mbajeni mend këtë. Ju ende keni forcë të pabesueshme, edhe në kohë dëshpërimi; të jesh qenie njerëzore, do të thotë të ndjesh një gamë të gjerë emocionesh, kështu që mos e qortoni veten shumë.

3. “Mos gjyko. Ti nuk i di stuhitë që sapo mund të ketë kaluar dikush” – Kristen Butler

Kjo vlen edhe për ju. Mos e gjyko fort veten tënde; ke ecur deri këtu në jetë dhe ke kaluar pengesa të pabesueshme, kështu që njihja vetes meritën. Një humor i keq nuk ju bën njeri të keq.

4. Gjëra të bukura ndodhin kur distancohesh nga negativiteti

A ndieni sikur humori i keq ju vjen për shkak të mjedisit, apo njerëzve me të cilësh rrethohesh? Mbaj mend që mund të vendosësh me cilët do të rrethohesh, kështu që mbaj parasysh energjinë tënde, si dhe disa njerëz apo vende. Distancimi nga negativiteti të ndihmon të ngresh humorin.

5. Kur jeta është stresuese, bëj një gjë që të ngre humorin. Shko për një xhiro me makinë. Largohu dy apo tre mijë milje. Ndoshta ndrysho emrin…

Dakord, ndoshta nuk ka pse bëni gjëra kaq ekstreme, por domethënia këtu është që të mos e lejosh jetën të të kontrollojë. Mos lejo që rrethanat të diktojnë humorin tënd – ti duhet të vendosësh se cilën lloj jete dëshiron të bësh. Nëse situata aktuale të bën të ndihesh më pak i gjallë apo të vë shpesh në humor të keq, atëherë ndrysho ndonjë gjë! Nuk është kurrë vonë të bësh një ndryshim radikal të stilit të jetesës.

6. Koha është si lumë. Nuk mund të prekësh të njëjtin ujë dy herë, sepse rrjedhja që ka ikur nuk do të kalojë kurrë më. Shijo secilin moment të jetës tënde.

Koha nuk ndalet për askënd, kështu që shijoje jetën aq sa zgjat. Humori i keq vjen dhe ikën, por ti sërish mund të gjesh bukurinë edhe në vendet më të errëta.

7. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shqetësuar për gjëra idiote. Argëtohu, mos u bëj pishman për asgjë, dhe mos lejo që njerëzit të ta ulin humorin.

Shkurt, shijo secilin moment. Mos lejo që humori i keq të shndërrohet në javë, muaj apo vit të keq. Ndalu, merru erë trëndafilave, dhe hap sytë para mrekullisë së pafund që ndodhet kudo përreth.

8. Edhe njerëzit pozitivë kanë mendime negative, ata thjeshtë nuk i lejojnë ata mendime që të rriten dhe t’i shkatërrojnë.

Përpara se mendimet të të shkaktojnë humor të keq, monitoroji për të parë nëse pasqyrojnë vërtetë mënyrën si ndihesh. Ti mund t’i kapërcesh ata mendime dhe të sjellësh energji pozitive, dhe kështu humori i keq as nuk të prek që në krye të herës.

9. Asgjë nuk e zbut shpirtin, si një shëtitje në plazh.

Natyra të shëron. Nëse të prek humori i keq, dil dhe kalo kohë jashtë – ajri i pastër, dielli, dhe puhiza e lehtë do të të largojë telashet.

10. Kam shumë gjëra për të qenë krenar.

Mirënjohja do të zvogëlojë shpejt cdo mendim negativ brenda mendjes. Mirënjohja për jetën tërheq më shumë bollëk, që do të thotë se humori i keq nuk do të zgjasë shumë, nëse mbetesh në hapësirën e zemrës tënde dhe zgjedh të shohësh më të mirën në gjithë situatat.

11. Jeta është më e mirë kur qesh.

Mbi të gjitha, mbani mend të mos e merrni jetën shumë seriozisht. E qeshura e ndal humorin e keq, kështu që mos harroni të qeshni sot! /bota.al

Leave a Reply

Back to top button