Your Life

11 thënie për t’i mbajtur mirë në mendje, atëherë kur mendoni se duhet të hiqni dorë

Screen Shot 2016-08-21 at 09.10.36

1. “Mos harroni se ndonjëherë, të mos marrësh atë që do, është një goditje e mrekullueshme e fatit” – Dalai Lama

Ne jo gjithmonë marrim atë që duam, por ne marrim atë që na nevojitet. Mos harroni se universi dëshiron më të mirën për ju në çdo kohë, kështu që kur ai ju refuzon diçka qëë keni menduar të kërkoni, në të vërtetë po ju përcjell drejt diçkaje edhe më të mirë.

2. “Sa më shumë që plakem, aq më shumë e kuptoj se askush nuk ka idenë se çfarë po bën,  dhe të gjithë vetëm bëjnë sikur”

Mos e merrni veten shumë seriozisht; edhe në qoftë se e “djallosni” dhjetëra herë dhe ndiheni të humbur, pa drejtim, të gjithë janë po aty, me ju. Ne thjesht duhet që të marrim vendimet më të mira për veten në atë moment, dhe të mos kapemi shumë pas detajeve. Sa më shumë që të mësoni për të shkuar me rrjedhën, aq më të lumtur do të ndjeni.

3. “Pavarësisht se kush jeni, pavarësisht ajo që keni bërë, pavarësisht se nga vini, gjithmonë mund të bëheni një version më i mirë i vetes suaj” – Madonna

Mos pranoni mediokritetin, sidomos nga vetja juaj. Ju mund të jeni duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, por mos e lejoni veten që të qëndroni aty. Zakonisht, kur ju ndjeheni sikur doni të hiqni dorë, në fakt jeni në prag të një transformimi të fuqishëm. Ndonjëherë, duhet që të humbni çdo gjë, duke përfshirë edhe veten tuaj, për të ditur se çfarë doni në jetë dhe për të rifituar frymëzimin që të ecni përpara.

4. “Mos lejoni që të njëjtat gjëra t’ju mërzisin. Jeta është shumë e shkurtër për të jetuar në këtë mënyrë” – Joel Osteen

Nëse diçka ndjehet e gabuar në jetën tuaj, ose distancohuni prej saj, ose përpiquni për ta ndryshuar. Vramendja për të njëjtën gjë në mënyrë të përsëritur, vetëm do t’ju shkaktojë stres të panevojshëm. Kur ju ndjeheni sikur doni të hiqni dorë, fillimisht shihni ato gjëra në jetën tuaj, që mund t’i lini të shkojnë. Pastaj, një herë që keni lënë të ikë negativiteti, do të hapni jë derë të re për të ecur përpara.

5. Në fakt, unë jam jashtëzakonisht shumë mirënjohës, që disa gjëra nuk shkuan ashtu si doja unë të shkonin.

Jo çdo gjë funksionon ashtu si planifikojmë ne, por zakonisht gjërat funksionojnë në favorin tonë, nëse ne zgjedhim për t’i parë ato, në këtë mënyrë. Kini besim tek procesi, dhe në qoftë se ju ndjeheni sikur doni të hiqni dorë, vetëm shikoni prapa dhe vetëdijësohuni, se sa larg keni shkuar.

6. Filloni t’i thoni universit atë që ju dëshironi, në vend të asaj që nuk dëshironi.

Nëse ju ndjeheni sikur doni të hiqni dorë, ndoshta nuk ndiheni të kënaqur me jetën tuaj, ashtu si është. Megjithatë, vlerësoni bisedat tuaja me vetveten, dhe shihni nëse ato i shtojnë vlerë jetës suaj, apo i heqin asaj. Ju mund të keni nevojë që thjesht të ndryshoni mendimet tuaja dhe gjuhën që përdorni, në mënyrë që të krijoni një realitet më pozitiv.

7. Përdoreni energjinë tuaj për të krijuar, jo për të shkatërruar

Ne mund ta përdorim energjinë tonë ose të ndërtojmë veten dhe të tjerët, ose t’i shkatërrojmë. Zgjidhni me zgjuarsi, sepse e para do ju katapultojë drejt fatit tuaj, ndërsa e dyta do ju mbajë në stanjacion dhe të pafrymëzuar.

8. Mos qaj mbi të kaluarën, ka ikur. Mos u streso për të ardhmen, ajo nuk ka ardhur ende. Jeto në të tashmen dhe bëje atë të bukur.

Ne nuk mund të kontrollojmë kaluarën, të tashmen ose të ardhmen. Megjithatë, ne mund të kontrollojmë se ku kemi zgjedhur që të mbajmë mendjen tonë, dhe e vetmja gjë që do të na sjellë paqe, është qëndrimi në të tashmen.

9. Të folurit për problemet është “vesi” ynë më i madh. Zhduke këtë zakon. Fol për gëzimet

Nëse ndjeni sikur doni të hiqni dorë, shihni se për cilat gjëra flisni më shpesh. Ndonjëherë, ne bëhemi armiku i vetvetes. Nëse dëshironi të rinoni veten tuaj dhe ta shihni gotën gjysmë plot, filloni të flisni për gjërat që ju sjellin gëzim dhe energji.

10. Kurrë mos hiqni dorë nga një gjë që e doni vërtetë; është e vështirë të presësh, por është më e vështirë të pendohesh.

Shkurt: mos hiq kurrë dorë nga vetja. Në fund të ditës, ti je e vetmja gjë që ke, dhe ke rëndëri. Ndiq ëndrrat, krijo rrugën tënde dhe mos pusho kurrë së punuari për veten. Rruga është plot sfida, por shpërblimi në fund është i madh.

11. Gjëra të bukura ndodhin, kur distancohesh nga negativiteti.

Negativiteti mund të vijë nga kudo, por zakonisht, ai buron nga brenda nesh. Pasi të punoni për të mbajtur mendime pozitive dhe njerëz pozitivë në jetën tuaj, ju vetëm mund të përparoni në jetë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button