Thenie

11 thënie të fuqishme, që nxjerrin jashtë madhështinë që keni brenda jush

  1. “Jo të gjithë janë të famshëm, por çdokush mund të bëhet i madh. Sepse madhështia përcaktohet prej shërbimit që jep” – Martin Luther King Jr
  2. “Asgjë nuk është më e thjeshtë se madhështia; në të vërtetë është shumë e thjeshtë të jesh i madh”. – Ralph Waldo Emerson
  3. “Thjesht bëj atë që duhet bërë. Mund të mos jetë lumturi, por është madhështi” – George Bernard Shaw
  4. “Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e ëndrrave dhe influencën e shpirtit njerëzor. Ne jemi të gjithë njëlloj në këtë nocion: Potenciali i madhështisë jeton brenda secilit prej nesh” – Wilma Rudolph
  5. “Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë” – Lev Tolstoi
  6. “Ata që kanë aftësinë të jenë mirënjohës, janë ata që do të kenë aftësinë të arrijnë madhështinë” – Steve Maraboli
  7. “Madhështia e njeriut qëndron në fuqinë e mendimit të tij” – Blaise Pascal
  8. “Rri larg prej atyre që përpiqen të zvogëlojnë ambiciet e tua. Njerëzit e vegjël e bëjnë gjithmonë këtë, por ata që janë me të vërtetë të mëdhenj, të bëjnë të ndihesh që edhe ti një ditë mund të bëhesh i madh” – Mark Twain
  9. “Mund të bëhesh i madh vetëm në atë gjë për të cilën je gati të sakrifikosh” – Maya Angelou
  10. “Kur jeton pozitivisht është e pamundur të mos jetosh gjithashtu për diçka më të madhe se vetja jote” – Bryant McGill
  11. “Nuk do të ketë asnjëherë një ‘kohë të duhur’ për të bërë një gjë të madhe. Duhet ta krijosh atë kohë dhe madhështia do të vijë” – John A. Passaro. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button