Psikologji

11 zakone të thjeshta, por fantastike, që do jua ndryshojnë jetën VETEM për mirë

Ndonjëherë, për të bërë ndryshime pozitive në jetë, na mjafton të shohim stilin tonë të jetesës. Gjatë ditës, bëjmë shumë gjëra automatikisht. Atëherë, përse të mos i shndërrojmë në zakone të dobishme? Nuk është as e vështirë, as e mërzitshme.

1. Fillojeni ditën me një gotë ujë me limon. Toni i lëkurës bëhet më i freskët

Bëjeni rregull që të pini një gotë ujë të vakët me lëng limoni dhe një majë luge sheqer kallami çdo ditë. Ky ritual do të vërë në lëvizje metabolizmin deri në kohën kur filloni mëngjesin. Lëngu i limonit përmban vitaminë C, e cila rrit imunitetin tuaj mikrobicid, ndërsa sheqeri i kuq do të përshpejtojë metabolizmin. Për më tepër, gjendja e lëkurës tuaj do të përmirësohet shumë pas njëfarë kohe, për shkak të këtij veprimi të kollajtë. Është një veprim i thjeshtë me dobi të madhe.

9. Fshini fytyrën me kube akulli të bëra nga kamomil i zjerë. Heq edemat dhe zbut rrudhat

Një tjetër zakon i dobishëm i mëngjesit është fshirja e fytyrës me kube akulli të bëra nga zierja e kamomilit. Kjo do t’ju ndihmojë të harroni rrudhat e mimikës. Përveç kësaj, stimulon proceset e shkëmbimit të lëkurës. Menjëherë pas procedurës, në vend të edemës së mëngjesit, ju do të keni një skuqje të freskët në fytyrë së bashku me lëkurë “të kadifejtë”.

8. Mbani ushqime të lehta me vete. Përmirëson tretjen

Në mënyrë që të zvogëloni dëshirën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme në mes të vakteve kryesore, krijoni zakonin e marrjes me vete të snack-eve të shëndetshme. Këto mund të jenë fruta, bukë e thekur në copa të vogla, ose kos. Zakoni për të ngrënë ushqime që nuk përbëhen nga karbohidrate të thjeshta, do t’ju japë rezultate të dukshme brenda një muaji.

7. Përdorni pe për pastrim dhëmbësh. Redukton rrezikun e dëmtimit të kaviteteve

Gjendja e dhëmbëve tuaj varet drejtpërsëdrejti nga shëndeti i trupit tuaj. Shkencëtarët madje arritën të provojnë lidhjen midis dhëmbëve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është arsyeja pse kur të kujdeseni për një kavitetin oral, duhet të përfshini përdorimin e fijeve për pastrimin e dhëmbëve. Kjo ndihmon për të pastruar hapësirën midis dhëmbëve nga çdo ushqim i ngecur, duke hequr mbetjet në vende të vështira për t’u arritur.

6. Hani një mollë pas çdo vakti. Kaviteti oral do të jetë më i pastër

Është e këshillueshme që të lani dhëmbët pas çdo vakti; megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur të bëhet. Ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e shijshme: pas çdo vakti, hani një mollë. Kjo do të pastrojë gojën e nga ndonjë ushqim i ngelur në dhëmbët tuaj, do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në mishrat e dhëmbëve dhe do të normalizojë aciditetin në gojë. Zgjidhni perime të freskëta dhe fruta, dhe kurrë nuk do të duhet të vuani nga periodontiti.

5. Një dush me ujë të ftohtë dhe të nxehtë përditë. Forcon enët e gjakut

Vetëm pak minuta nga kjo procedurë do të sjellë dobi shumë të mëdha për shëndetin tuaj. Dushi duke alternuar ujin e nxehtë dhe të ftohtë forcon sistemin nervor dhe enët e gjakut. Po kështu, është shumë e rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e variçeve.

4. Vendosni një shishe ujë mbi tryezë. Do ju kujtojë të pini më shpesh

Shumica e njerëzve as nuk e vërejnë se vuajnë nga dehidrimi. Nëse keni vendosur të keni një mënyrë jetese të shëndetshme, gjëja e parë në listën tuaj duhet të jetë pirja e sa më shumë ujë. Çaj, kafe dhe pije të gazuara janë jashtë kësaj liste. Gjithmonë mbani me vete një shishe me ujë të pastër dhe mos harroni të vendosni një tjetër në tryezën tuaj në punë: ju do të pini më shumë ujë, pa shumë mundim. Për të arritur një efekt edhe më të madh, vendosni një kujtesë në telefonin tuaj, për të pirë ujë çdo orë.

3. Hani arra. Do ju forochen flokët dhe thonjtë

Hani jo më pak se 50 g arra çdo ditë. Falë acideve yndyrore dhe omega-3, ato forcojnë sistemin kardiovaskular, flokët dhe thonjtë. Përveç kësaj, arrat, bajamet etj., përmbajnë selen, antioksidantë, vitaminë E, sterole bimore (substanca që ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm), kalium, kalcium, hekur, magnez dhe zink. Shkurt, janë një depo vitaminash dhe ushqyesish.

2. Mbani çorape kur flini. Zbut thembrat

Në verë, çorapet mund të jenë pambuk; në dimër, edhe leshi. Pas bërjes së një dushi dhe para se të shkoni për të fjetur, lyeni me bollëk këmbët me vaj kokosi dhe me disa pika vaj mente. Masazhojini për të ndihmuar vajin të përhapet, dhe mbani çorape për natën. Rezultati do t’ju kënaqë menjëherë sepse, në mëngjes, këmbët tuaja do të bëhen të buta. Për më tepër, një muaj më vonë do të keni harruar fare lëkurën e ashpër në këmbët tuaja.

1. Lexoni përditë. Ju përmirëson kujtesën

Leximi duhet të bëhet një zakon i pakushtëzuar sepse përmirëson kujtesën tuaj, të menduarit logjik dhe imagjinatën. Është vërtetuar se leximi i rregullt mund të ngadalësojë (ose madje edhe të ndalojë) sëmundjen e Alzheimerit dhe dementian. Në mënyrë që të mësoheni për të lexuar më shpejt, vendosni libra në çdo cep të shtëpisë tuaj: në banjë, në kuzhinë, nën shtrat. Gjithashtu, mos harroni të vendosni një libër në çantë, kështu që ju mund të lexoni si në transportin publik ashtu dhe kur jeni duke pritur për miken tuaj në një kafene. Nëse sapo keni filluar të zhvilloni një zakon leximi, lexoni për 15-20 minuta dhe pastaj filloni të rritni kohëzgjatjen. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button