Your Life

12 mendime joracionale, që edhe njerëzve më të zgjuar i shkojnë nëpër mend

Screen Shot 2016-07-12 at 16.27.20

Ne të gjithë kemi mendime joracionale, shpesh edhe pa qenë të vetëdijshëm për to. Por këto mendime joracionale na pengojnë drejt suksesit që meritojmë dhe lumturisë që duam.

Pasi të keni identifikuar një mendim joracionale, hapi tjetër është për ta eleminuar atë dhe për ta zëvendësuar me një besim pozitiv racional. Ja 12 prej mendimeve më të zakonshme joracionale, të cilat mund të përndjekin edhe njerëzit e zgjuar.

1. Unë duhet të jetë kompetent në çdo gjë, ose kurrë nuk do të kem sukses.

Nëse ju mendoni se duhet të jeni i aftë në çdo gjë që të keni sukses, atëherë po përgatisni veten për dështim. Ju nuk duhet të jeni ekspert në çdo gjë. fForca juaj qëndron në atë që ju dini, jo në atë që nuk dini.

2. Emocionet e mia i kam jashtë kontrollit.

Nëse ju mendoni se nuk keni fuqi mbi emocionet tuaja, përpiquni të mendoni si të edukoni veten, në lidhje me ato emocione. Është e mundur që të mësoni të menaxhoni ndjenjat tuaja – dhe në ndërkohë, sido që të ndiheni, ju gjithmonë mund të kontrolloni se si të veproni dhe të reagoni.

3. Unë nuk mund të bëjë asnjë gabim, përndryshe do të më shohin si një dështim.

Nëse ju mendoni se gabimet nuk janë një opsion, mendojeni përsëri. Gabimet ndodhin dhe ato ndodhin shpesh – dhe gabimet tona kanë fuqinë për të na kthyer në diçka më të mirë, nga sa ishim më parë. Pra, në vend që të mendoni se nuk mund të përballoni kurrë që të bëni një gabim, dijeni se gabimet nuk janë vetëm të dobishme, por edhe të domosdoshme.

4. Duhet të kënaq të tjerët, që të ndihem mirë me veten time.

Ky besim është një mënyrë e sigurtë për të përgatitur veten për dështim, sepse askush nuk mund të kënaqë të gjithësecilin, dhe gjatë gjithë kohës. I vetmi person që mund të kënaqni është vetja juaj – dhe në qoftë se ju jeni të lumtur dhe të sigurt me veten tuaj, pikërisht në këtë moment çdo gjë do të fillojë të punojë për ju. Është mirë të ketë njerëz të tjerë si ju, por kjo nuk duhet të jetë në krye të listës suaj.

5. Nëse dikush më kritikon, duhet të ketë diçka që nuk shkon tek unë.

Kur jeni objekt i kritikave, gjithmonë pyesni: “A ka të bëjë kjo me mua, apo me personin që flet?” Kritikat mund të nënkuptojnë që ju i shihni gjërat ndryshe, ose keni mendime të ndryshme. Sekreti është që të mos e merrni si personale, dhe ta mendoni pikërisht për atë që është: thjeshtë mendimi i dikujt.

6. Unë kurrë nuk do i arrij të tjerët, kështu që duhet të heq dorë.

Nëse mendoni se nuk arrini të tjerët, mos harroni se është një ndjenjë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht realitetin. Ne nganjëherë luftojmë me pasigurinë, sepse kemi frikë se mos gjykohmi – por në qoftë se ju e kaloni kohën duke u përqëndruar në pikat tuaja të forta dhe ndërtimin e besimit, do të jeni në gjendje të keni arritjet tuaja.

7. Në qoftë se unë i bëj gjëra për veten time, do të më konsiderojnë egoist.

Nëse krenoheni që gjithmonë ndihmoni, mbështesni, rregulloni të tjerët, mund të ndjeni sikur po bëni  diçka të gabuar, nëse shpenzoni kohë dhe përpjekje për veten tuaj. Por ndonjëherë ju duhet të përqëndroheni tek vetja juaj për të qenë vetëmohues, sepse në qoftë se ju e doni veten, do të bëheni reflektim i asaj që gjithë të tjerët dëshirojnë që ju të jeni.

8. Unë kurrë nuk duhet të marr risqe, për t’u siguruar që nuk do të dështoj.

Nëse mendoni se mosmarrja e risqeve do ju mbrojë, mendojeni përsëri. Risku më i madh që ju mund të merrni, është që të mos merrni risqe. Në botën e biznesit dhe lidershipit, çdo gjë ndryshon me shpejtësi dhe e vetmja strategji që të çon në sukses përfshin edhe marrjen e risqeve. Ju nuk duhet të riskoni gjithçka, por sidoqoftë pak duhet të riskoni. Nëse fitoni, do të jeni të lumtur; nëse humbni, do të mësoni.

9. Në qoftë se çdo gjë është duke shkuar mirë, diçka do të shkojë keq.

Asgjë nuk do të jetë kurrë 100 për qind e drejtë ose 100 për qind e gabuar; gjithmonë do të ketë një ndërthurje në rrjedhën mes të dyjave. Duhet të gjesh ekuilibrin për të ditur se çdo gjë do të jetë në rregull, por kjo nuk do të thotë e përsosur dhe gjithashtu nuk do të thotë se gjërat do të jenë gjithmonë njësoj.

10. Unë nuk e meritoj suksesin.

Të mendoni se jeni të padenjë është një mendimi më joracional që mund të keni. Ju duhet të besoni se jeni të denjë dhe e meritoni suksesin për të cilin jeni duke punuar – pa marrë parasysh se çfarë keni bërë ose nuk keni bërë. Mësoni të pranoni veten dhe besoni gjithmonë se jeni i denjë.

11. Është më e lehtë të shmangësh problemet, se sa të merresh më pas me ta.

Për fat të keq, mosmarrja me problemet, më pas nuk ju lejon që t’i shmangni ato. Sa më shumë që përpiqeni, aq më shumë ata vazhdojnë. Nuk ka asnjë kuptim të përpiqeni t’u ikni, t’i shmangni apo t’i mohoni. Mos harroni, një problem është një shans për të bërë më të mirë herën e dytë.

12. E kaluara ime kontrollon të ardhmen time.

Vetëm në qoftë se ju e lejoni. E kaluara është aty për t’ju mësuar, dhe një herë që i nxirrni mësimet prej saj, ju mund t’i zbatoni ato për të ardhmen – por kjo nuk do të thotë se ju duhet të ngecni në të kaluarën. Mësoni të ecni drejt kapitullit tjetër të jetës suaj.

Qëndroni në kontakt me zërin tuaj të brendshëm, në mënyrë që të mund të çrrënjosni mendimet joracionale dhe t’i zëvendësoni me mendime racionale dhe pozitive. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button