Your Life

13 gjërat që duhet të shmangni t’ia thoni vetes çdo ditë 

Nuk duhet shumë kohë për të gjetur artikuj dhe histori që flasin për zakonet e mira, apo mantrat motivuese të njerëzve që kanë arritur suksese në fushën e zgjedhur prej tyre. Por, sado interesante dhe frymëzuese që mund të jenë këto artikuj, ato rrëfejnë vetëm gjysmën e historisë. Shumë njerëz do t’i lexojnë ato, dhe në vend se të frymëzohen, do të distancohen me një ndjenjë brengosjeje dhe disfatizmi.
“Unë s’do të jem kurrë si ata njerëzit e suksesshëm”- thonë ata për veten e tyre. “Ata janë më të përkushtuar se unë”. Kjo është një auto-bisedë negative. Ne jemi të gjithë fajtorë për të kohë pas kohe. Ekzistojnë të paktën 4 lloje të ndryshme të vetë-bisedash negative: filtrimi, personalizimi, katastrofizimi dhe polarizimi. Më poshtë po paraqesim disa shembuj të gjërave që mund të themi mbi veten tonë – gjëra që shërbejnë vetëm për të na risjellë në rrugën e suksesit.
1. “Ky njeri ma bën këtë gjithmonë…”
Këtu janë dy forma të auto-bisedës negative në një fjali. Quhet filtrim, për shkak se folësi ka filtruar çdo gjë pozitive nga një situatë e dhënë, dhe vë në dukje vetëm aspektin negativ. Dhe është njëkohësisht edhe polarizues, nëse personi sheh vetëm të keqen apo të mirën (në rastin konkret të të keqen). Nuk ka asnjë rrugë të mesme në këtë fjali.
2. “Bukur, tashmë e gjithë dita ime është shkatërruar…”
Katastrofizimi është të marrurit me një situatë negative, dhe ekzagjerimin efekteve të saj në tabllonë e madhe. Kjo mund të jetë diçka e parëndësishme, si marrja e gabuar e porosinë tuaj në kafene, e megjithatë ju do të bini aq poshtë me moralin, në pikën që shprehja bëhet një profeci vetë-përmbushëse.
3. “Ajo/ai e bën atë vetëm për të më mërzitur…”
Ky është personalizimi, dhe do të thotë se jeni duke menduar sikur gjithçka ka të bëjë me ju (apo një person tjetër specifik), edhe kur nuk është realisht rasti. Mos harroni, shumica e njerëzve që ju hasni në jetë, nuk kanë në të vërtetë kohë apo dëshirë për të lënë punët e tyre, dhe të merren me ju për t’jua bërë ditën të mjerueshme.
4. “Jeta ime ta shpif…”
Sigurisht, ju mund të hasni vështirësi me diçka, por nuk i bëni vetes asnjë favor, kur e karakterizoni situatën tuaj si diçka që “krejtësisht të neveritshme”, pa lejuar mundësinë që realisht të mos jeni aq keq sa ia pohoni vetes”.
5. “Jam gjithmonë në telashe…”
Askush nuk është përherë “gjithmonë” në telashe, por mendimi se kjo do të thotë se do të veproni sikur të jeni në ato lloj kushtesh, mund t’i ngjisë vetes llojin e problemeve që askush nuk dëshiron t’i ketë. Ju mund ta ndryshoni këtë!
6. “Nuk ka asnjë mënyrë që kjo do të funksionojë…”
Sërish, një koment i tillë i lë hapësirë vetëm negativitetit. Dhe, pse të shqetësoheni për të bërë diçka, në rast se jeni tashmë të bindur se ajo është e dënuar të dështojë? Mos bini në këtë kurth mendor. Çfarëdo qoftë problemi, përpiquni. Rezultati mund t’iu suprizojë për mirë.
7. “Askush nuk shqetësohet të më thotë ndonjë gjë…”
Kur e vini veten në mesin e çdo gjëje që mendoni se është e gabuar, bëhet e lehtë për t’u identifikuar vetëm me situatat negative. Më keq akoma, ju jeni duke minimizuar rëndësinë tuaj mbi atë që po ndodh rreth jush. Në vend të kësaj, kërkoni mënyrat për të qenë pjesë e zgjidhjes.
8. “Është e pamundur…”
Ne të gjithë e kemi përdorur këtë, apo jo? Por pak gjëra janë vërtetë të pamundura, përveçse nëse e bindni veten ndryshe, çka është pikërisht ajo që kjo vërejtje synon të shkaktojë. Ndërkohë mendoni pse diçka është ose duhet të jetë apo jo e mundur, por e mundshme.
9. “S’do të jem kurrë i mirë në çdo ndonjë gjë…”
Ka të ngjarë që shumica prej nesh të kenë qenë këtë lloj gjendjeje, në një periudhë apo në një tjetër. Nuk ka asnjë lejim për të mirën e mundshme që mund të ndodhë. E vërteta është se ne jemi të gjithë të mirë në diçka, dhe shumë gjëra. Auto-bisedat negative na pengojnë të përqëndrohemi tek to. Mos e lejoni këtë.
10. “Ata nuk çmojnë asgjë që bëj…”
Gjërat që bëni mundet të jenë më të vlerësuara nga sa mund ta dini ju, por për çfarëdolloj arsye, ju nuk jeni duke e parë apo dëgjuar këtë. Në vend se të bindni veten se përpjekjet tuaja nuk vlejnë për asgjë, mund të pyesni dikë për reagim. Ata do t’iu vërejnë, dhe me shpresë vlerësojmë inisiativën tuaj.
11. “Të tjerët mund ta bëjnë këtë … unë jam kaq dështak…”
Nëse jeni duke u përballur me një detyrë të veçantë, keni ndoshta pikat e forta të ndryshme mbi të cilat mund të përqëndroheni. Dhe ju duhet të merrni në konsideratë faktin, se njerëzit e tjerë nuk mund të mos i cilësojnë gjërat aq të lehta sa ju mendoni. Nëse e gjeni veten në të njëjtën barkë me dikë tjetër, mund të punoni së bashku për të zbuluar se si të ndihmoni njëri-tjetrin për të patur sukses.
12. “Askush nuk do të dojë të më punësojë ndonjëherë sërish…”
Një detyrë apo një punë, mund të mos realizohet sikurse do të dëshironit, por kjo nuk do të thotë se ky është fundi i botës. Ju mund të bëni një hap prapa, të përqëndroheni mbi gjërat që i bëni më mirë, dhe t’ia filloni sërish. Askush nuk ka thënë ndonjëherë se rruga drejt suksesit ka qenë një vijë e drejtë!
13. “Jam tërësisht vetëm, dhe askush nuk është aty për mua…”
Mund të duket kështu ndonjëherë, por ju nuk dëshironi që kjo të bëhet një tjetër profeci vetë-përmbushëse. Një qasje e dobët nuk duket në fakt të ketë sukses në shembjen e barrierave me njerëzit e tjerë, veçanërisht nga njerëzit që mund të na ndihmojnë për të gjetur një rrugëdalje nga skuta jonë.  Nëse doni një mik, ju vetë duhet të jeni i tillë. Dilni jashtë. Kërkoni ndihmë, nëse keni nevojë për të.
Auto-bisedat negative ndërhyjnë në rrugën tonë, hyjnë në kokat tona, dhe shmangin vëmendjen nga synimet tona.  Ato na bindin se nuk ka asnjë vlerë të pëpiqemi në ndonjë gjë, për shkak se ne ndoshta gjithësesi do të dështojmë. Ne të gjithë i kemi përjetuar këto lloj ndjenjash. Por harrojmë se dështimi është një element i rëndësishëm i suksesit. Ai na mëson së çfarë funksionon, dhe po aq e rëndësishme, çfarë nuk funksionon. Ai na mëson se asgjë që ka vlerë, nuk do të vijë ndonjëherë lehtësisht. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button