Your Life

13 truke psikologjike, që ju ndihmojnë të komunikoni me këdo

3

Ja disa teknika që mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni një marrëdhënie të mirë me këdo.

  1. Nëse përgjigja nuk ju shkon për shtat – për shembull, personi që ju jeni duke folur për diçka që është lënë e pathënë, nuk ishte i qartë, ose ka gënjyer – mos e pyet përsëri. Në vend të kësaj, thjesht shikoni në heshtje dhe me vëmendje sytë e tij, ose të saj. Kjo teknikë do ta vendosë atë pas qoshes, dhe personi do të jetë i detyruar të vazhduar mendimet e tij ose të saj.
  2. Nëse dikush ju bërtet, bëni një përpjekje për të ruajtur qetësinë, duke qëndruar absolutisht i pandjeshëm. Reagimi i parë i një poterexhiu zakonisht është zemërimi, që sjellja juaj mund ta provokojë, por ai bie shpejt. Pas kësaj, do të vijë reagimi tjetër – një ndjenjë faji për sjelljen e tij ose të saj provokuese dhe agresive. Me shumë gjasa, bashkëbiseduesi do të jetë i pari që do të kërkojë falje.
  3. Nëse ju e dini se një person do t’ju kritikojë (bëjë komente, apo fajësojë), merrni kurajë dhe provoni të uleni ose të qëndrojë pranë tij apo saj. Në këtë rast, personi do të pendohet dhe të thotë gjëra më pak negative në lidhje me ju, se sa kur keni patur distancë.
  4. Ndarja e vakteve është e lidhur gjithmonë me paqen dhe sigurinë, prandaj ne shpesh hamë në shtëpi, të rrethuar me muret tona. Kjo është arsyeja pse, në qoftë se jeni vërtetë të shqetësuar, thjesht përtypni një çamçakëz. Ai do “të gënjejë” trurin tuaj duke e bërë të ketë ndjesinë se jeni duke ngrënë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth jush, kështu që do të ndjeheni më të sigurt dhe të qetë pas pak kohe.
  5. Një metodë e vjetër dhe e provuar, që është përdorur nga shumë studentë në provime. Ata mendojnë se një profesor është mik i tyre i mirë dhe i ngushtë, në mënyrë që të ndjehen të qetë, dhe kështu bëhet më e lehtë për ta që të gjejnë përgjigjet e duhura ndaj pyetjeve. Kjo teknikë është efektive në situata të tjera. Provojeni para një intervistë të rëndësishme pune!
  6. Nëse të gjithë në një grup fillojnë të qeshin në të njëjtën kohë, të gjithë instinktivisht shohin nga personi që u pëlqen më shumë, ose me të cilin ata duan të jenë më afër. Prandaj, shihni sytë e të gjithëve, pas një shakaje të suksesshme – do të mësoni shumë.
  7. Kur takoheni me dikë, shprehni një gëzim pak më të madh se zakonisht ndaj tij. Për shembull, buzëqeshni sinqerisht, ose përpiquni të thoni emrin e tij apo të saj, butë dhe ngrohtë. Me kalimin e kohës, do të filloni duke iu referuar shumë më mirë këtij personi, dhe kënaqësia e takimit do të jetë e sinqertë.
  8. Në qoftë se puna juaj është e lidhur me njerëzit, është e mundur që t’i «detyroni» ata të sillen më me edukatë dhe mirësi. Vendos një pasqyrë prapa vendit tuaj të punës, kështu që bashkëbiseduesit tuaj gjithmonë do të shohin pasqyrimet e tyre. Si rregull, njerëzit gjithmonë përpiqen të duken më mirë në pasqyrë dhe nuk duan ta shohin veten si të këqinj, apo të dëmshme. Kështu, është e sigurtë që ata do të buzëqeshin më shumë!
  9. Nëse doni të rrokni vëmendjen e një personi që ju pëlqen, ngulini sytë tek diçka që ndodhet direkt prapa supeve të tij ose të saj. Pasi e kuptoni se sytë e tij janë drejtuar nga ju, nguljani shpejt sytë dhe buzëqeshni butësisht. Funksionon!
  10. Në fakt, ne mund të kontrollojmë stresin tonë. Kur jeni të shqetësuar, ju filloni të merrni frymë thellë, dhe zemra fillon t’ju rrahë më shpejt. Mundohuni të detyroni veten që të merrni frymë të qetë dhe të balanconi rrahjet e zemrës. Besoni që mund ta bëni!
  11. Në mënyrë që t’i vardiseni një personi në takimin tuaj të parë dhe të siguroni simpatinë tij apo të saj, përpiquni të përcaktoni ngjyrën e syve të tij ose të saj, kur takoheni. Kontakti me sy gjithmonë punon në mënyrë efektive.
  12. Fillimisht, rriteni stekën, kur bëni kërkesa apo paraqisni kushte. Me shumë gjasa, një person nuk do të bjerë dakord me ta, dhe do të refuzojë. Megjithatë, ai ose ajo patjetër do të bien dakord mbi kushtet që do të ofroni më vonë. Njerëzit kanë tendencë që të pranojnë kërkesat tuaja më të vogla, në qoftë se ata kanë mohuar diçka më të madhe më herët.
  13. Njerëzit janë tërhequr prej atyre që janë të sigurt në vetvete dhe në veprimet e tyre, kështu që thjeshtë tregoni se e dini për çfarë jeni duke folur (edhe në qoftë se nuk është kështu). /bota.al

Leave a Reply

Back to top button