Shendeti

14 Lloje të haluçinacioneve

Haluçinacionet janë një përfytyrim i rremë që i shfaqet njeriut kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është i tronditur shumë shpirterisht. Halucinacionet zakonisht u ndodhin njerëzve vetem ne rastet e semundjeve të pashërueshme, ose edhe kur janë të prekur nga hemorragjitë cerebrale. Por, e dini se në sa kategori ndahen ato për nga lloji i tyre? Më poshtë listohen llojet e haluçinacioneve:

  • Haluçinacione Pamore- i sëmuri mund të shohë pamje si xixa, flakë apo dhe pamje të tjera më të ndërlikuara.
    2- Dëgjimore- i sëmuri dëgjon zëra, përplasje dyersh, kërcitje thikash, kërcitje dhembësh, hapa njerëzish që vijnë për t’i arrestuar apo vrarë.
    3- Haluçinacione Urdhëruese- i sëmuri dëgjon zëra urdhërues që e shtyjnë të kryeje veprime të rrezikshme ndaj vetes, ose për të dëmtuar të tjerë.
    4- Konstatuese- të sëmuret dëgjojnë zëra që përshkruajnë jetën e tyre.
    5- Komentuese- Të sëmurët dëgjojnë zëra që komentojnë në jetën e tyre, duke shtrembëruar realitetin.
    6- Kërcënuese- të sëmurët dëgjojnë zëra që e kërcënojnë për jetën.
    7- Paralajmërues- Zërat paralajmërojnë të sëmurin që do të dhunohet apo të vritet.
    8-Haluçinacioni i të prekurit- I sëmuri ka ndjesinë e lëvizjes së insekteve, krimbave, gjarperinjve, trupave të tjerë në lëkurë.
    9- E nuhatjes- Të sëmurët nuhasin aroma të këqija kufomash, kalbësirash, gazesh helmuese.
    10- Shijes- Gjatë të ushqyerit, të sëmuret ndjëjnë shije të hidhura.
    11- Halucinacione brenda trupit- të sëmuret ndjejnë praninë e objekteve jonjerëzore ose njerëzore brenda në trup, si kafshë, gjarpërinj, objekte plastike
    12- Hipnogogjike- dëgjim zërash në momentin e zënies së gjumit.
    13- Hipnopompike- dëgjim zërash në momentin e zgjimit nga gjumi.
    14- Pseudohalucinacionet- të njëjta me halucinacionet por zërat nuk vijnë nga jashtë por nga brenda organizmit. Paraqiten si zëra të dobët, pëshpëritës.

Leave a Reply

Back to top button