Shkence

15 sinjale misterioze po vijnë nga hapësira

Të lëshuar nga një galaktikë xhuxhe 3 miliardë vite dritë larg nga Toka, sinjalet radio të sapo zbuluara mund të vijnë nga një qytetërim jashtëtokësor. Ose, më thjesht, vrima të zeza apo yje neutronesh

Nuk është hera e parë që flitet: alienë të supozuar, UFO që dërgojnë sinjale misterioze nga galaksitë e largëta. Gjithmonë, në fakt, ne pyesim nëse jemi vetëm në Univers, të mëdyshur mes kuriozitetit dhe frikës. Por tani disa astronomë kanë kapur 15 impulse të fuqishme dhe të përsëritura valësh radio që vijnë nga një galaktikë xhuxhe, 3 miliardë vite dritë larg nga planeti ynë. Dhe mund të dalin nga një qytetërim jashtëtokësor.

Zbulimi i këtyre sinjaleve misterioze u zhvillua në sajë të Projektit Breakthrough Listen, një projekt i financuar me 100 milionë $ nga miliarderi rus Yuri Milner dhe mbështetur nga gjeniu i astrofizikës Stephen Hauking, me qëllim specifik, gjetjen e formave inteligjente të jetës në univers. Me 9 milion vullnetarë nga e gjithë bota të cilët sigurojë kompjuterat e tyre për të dhënë ndihmë në qendrën kërkimore që shqyrton të dhënat, studiuesit sintonizohen në 10 miliardë frekuenca të ndryshme, duke shqyrtuar 100 galaktikat që janë më pranë Tokës.

Edhe pse disa ekspertë supozojnë se sinjalet mund të lëshohet nga vrima të zeza apo yje neutronësh, megjithatë, nuk është për t’u përjashtuar hipoteza më interesante, që ata vijnë nga një anije kozmike jashtëtokësore. Këto sinjale të çuditshme duket se vijnë nga një burim i njohur si FRB 121102 (i zbuluar në vitin 2012) dhe që ndodhet në një galaktikë 3 miliardë vite dritë larg nga Toka. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button