Shkence

Zbulime te medha: Kometa Hallej

Screen Shot 2016-04-04 at 14.55.52Ndërkohë që zbulimi i kometës Hallej i atribuohet astronomit anglez, Edmond Hallej, regjistrimi i parë i kalimit të Kometës Hallej është vënë re në fakt në vitin 239 para Krishtit nga astronomët kinezë, Shih Chi dhe Uen hsien, në Kronikat e Shih Chi dhe Ven Hsien Thung Khao.

Kometa u shfaq edhe pak përpara se Uilliam pushtuesi të pushtonte Anglinë në vitin 1066. Kometa Hallej kalon panë Tokës cdo 76 vite. Sa për Edmondin? Ai ishte personi që llogariti me saktësi orbitën e kometës si dhe i pari që pranoi kometën si një periodike.

Si profesor i Gjeometrisë në Universitetin e oksfordit, Halleji botoi Synopsis Astronomia Cometicae në vitin 1705, ku shkruante se shfaqjet e kometave në vitet 1456, 1531, 1607 dhe 1682 ishin nga i njëjti trup. Sipas parashikimit të tij, kometa do të rikthehej në vitin 1758. Ajo u pa po atë vit dhe kaloi shumë pranë tokës në 13 mars 1759. U bë e njohur si Kometa Hallej dhe që atëherë llogaritjet kanë rezultuar të dobishme, jo vetëm duke u treguar astronomëve që një kometë mund të vijë në orbitë përreth Diellit, por dhe duke u mundësuar të kryejnë misione dhe eksperimente: në vitin 1986 u morën copëza të saj përmes një anije kozmike dhe u vërejt me teleskopë. Kometa Hallej do të kalojë sërish pranë Tokës në 28 korrik 2061./bota.al

Leave a Reply

Back to top button