Motivuese

17 devetë dhe 3 djemtë

Na ishte njëherë e një kohë një plak që jetonte në një fshat. I moshuari kishte si pasuri kryesore 17 deve. Falë tyre ai mbante familjen, duke i mjelë dhe ua shitur qumështin në treg. Një ditë plaku vdiq. Por më parë ai kishte lënë një testament, ku thuhej se gjithçka ia linte trashëgim 3 djemve të tij.

Pasi varrosën babain, djemtë u kthyen në shtëpi dhe lexuan testamentin. Në letër, plakutregonte dashurinë që kishte për 3 djemtë e tij. Ai kërkonte ndarjen e pasurisë në mënyrë të barabartë. Por këtu kishte një problem. 17-a, numri i deveve, është një numër tek, që nga ana tjetër nuk mund të pjesëtohet si i plotë për 3.

Në letër plaku shkruante se djali i madh do të merrte gjysmën e 17 deveve, i mesmi 1/3, dhe më i vogli do të merrte 1/9 e tyre. Pasi lexuan letrën, ata pyetën njëri-tjetrin se si ta zgjidhnin këtë problem. Si mund ti ndanin 17 devetë? Kaluan disa ditë duke u menduar.

Në fund djemtë u dorëzuan dhe shkuan tek burri më i mençur i fshatit që t’i jepte zgjidhje këtij problemi që u dukej shumë kompleks. Njeriu i mençur e dëgjoi me qetësi problemin,dhe gjeti menjëherë një zgjidhje. Ai i tha t’i sillnin të gjithë devetë para tij. Tre vëllezërit i çuan 17 devetë para shtëpisë së të urtit.

Ky i fundit ia shtoi tufës një nga devetë e tij. Tani numri i përgjithshëm ishte 18. Burri i kërkoi djalit të madh ta lexonte edhe njëherë përmbajtjen e testamentit të babait të tyre, ku flitej për të. Më i madhi do të marrë gjysmën e 17 deveve, që do të thotë 18:2 baras me 9 deve.

Më pas, burri i tha djalit të mesëm të lexonte fragmentin ku flitej për pjesën e tij të pasurisë. Djali i dytë do të merrte 1/3 e 17 deveve, që do të thotë 18:3 baras me deve. Numri i përgjithshëm i deveve që morën dy vëllezërit ishte 9+6 =15 deve.

Djali më i vogël lexoi pjesën e fundit të testamentit që fliste për të:I treti do të merrte 1/9 e 17 deveve, gjë që do të thotë 18:9 baras me 2 deve. Pra, 2 deve shkuan tek djali i tretë. Gjithsej 3djemtë morën 9+ 6+2 =17 deve. Pas kësaj ndarje, burri i urtë e ndau devenë e tij nga tufa.

Morali i historisë: Gjatë gjithë kohës ne mendojmë se paratë janë një mjet shumë i fuqishëm, por gabojmë. Nëse kemi një shumë të madhe parash, por nuk dimë se si ti përdorim ato, atëherë nuk do t’iu vlejnë për asgjë. Prandaj lexoni shumë dhe pasurojeni potencialin e trurittuaj.

Back to top button